E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS-se ne Itali ne konferencen e se majtes evropiane

Për kreun e opozitës Edi Rama, Europa shumë shpejt do të drejtohet nga e majta. Nga Italia, ku mori pjesë në një konferencë mbi programet politike të partive të majta, Rama tha se ndihet mirë kur partitë bashkohen nga sloganet.
“Është e ndjeshme kudo që era për Europën e së nesërmes po fryn majtas”, u shpreh Rama.
 Gjatë konferencës, Rama pati mundësi të takohet me homologë të tij, ku diskutoi mbi të sfidat e së ardhmes.
Në këtë takim, merrnin pjesë zyrtarë të lartë të së majtës europiane, mes të cilëve edhe presidenti i Parlamentit Europian Martin Shulc.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›