Nis "lufta" mes përfaqësuesve të minoritetit grek
Plas sherri mes përfaqësuesve
të minoritetit. Deputeti
socialist, Vangjel Tavo, që
përfaqëson në Parlament një
zonë të Dropullit akuzon për korrupsion
prefektin e Gjirokastrës,
Spiro Ksera.
Shtatë fshatra të minoritetit
etnik grek në Komunën e Dropullit
të Sipërm kanë një muaj që
nuk furnizohen me ujë të pijshëm
dhe në këto rrethana deputeti socialist
dhe minoritar Vangjel Tavo
akuzon prefektin minoritar, Spiro
Ksera, si shkaktar i mungesës së
ujit, ndërkohë që për deklarimet
e prefektit Ksera në një takim në
Konicë të Greqisë, ai bën përgjegjës
Kryeministrin Berisha.
Gjatë një konference për shtyp
mbajtur në Vrisera, deputeti
Vangjel Tavo ka akuzuar prefektin
e Gjirokastrës, Spiro Ksera, për
marrje tenderësh në mënyrë abuzive,
pasi sipas Tavos, tenderi për
ujësjellësin e Dropullit të Sipërm
është fituar nga Spiro Ksera, i cili
me pozicionin e prefektit është i
përjashtuar nga ligji i konfliktit
të interesit".
Pavarësisht së është shkelur
ligji dhe tenderi prej 52 milionë
lekësh është fituar prej tij, ajo që
të bën përshtypje është se përpjekjet
për të fituar sa më shumë e
kanë shtyrë firmën të shfrytëzojë
kanalet e ujësjellësit të parë,
ndërkohë që sipas projektit duhet
të hapte kanale të reja", tha Tavo.
Kjo ka shkaktuar mungesën e ujit
prej një muaji në shtatë fshatra të
Komunës së Dropullit të Sipërm
si në Pepel, Llovinë, Klishar, Vrisera
etj. I pyetur nga gazetaret e
emisionit "Fiks Fare" lidhur me
qëndrimet dhe deklarimet e prefektit
Ksera në Konicë të Greqisë,
në mesin e muajit maj, deputeti
Vangjel Tavo ka theksuar se "...
unë nuk e di me çfarë statusi ka
shkuar ai atje, por di me saktësi
se në Konicë ai ka përshëndetur
në emër të Kryeministrit të Shqipërisë,
ndaj për këtë mund të
përgjigjet më mirë Kryeministri
Berisha".
të minoritetit. Deputeti
socialist, Vangjel Tavo, që
përfaqëson në Parlament një
zonë të Dropullit akuzon për korrupsion
prefektin e Gjirokastrës,
Spiro Ksera.
Shtatë fshatra të minoritetit
etnik grek në Komunën e Dropullit
të Sipërm kanë një muaj që
nuk furnizohen me ujë të pijshëm
dhe në këto rrethana deputeti socialist
dhe minoritar Vangjel Tavo
akuzon prefektin minoritar, Spiro
Ksera, si shkaktar i mungesës së
ujit, ndërkohë që për deklarimet
e prefektit Ksera në një takim në
Konicë të Greqisë, ai bën përgjegjës
Kryeministrin Berisha.
Gjatë një konference për shtyp
mbajtur në Vrisera, deputeti
Vangjel Tavo ka akuzuar prefektin
e Gjirokastrës, Spiro Ksera, për
marrje tenderësh në mënyrë abuzive,
pasi sipas Tavos, tenderi për
ujësjellësin e Dropullit të Sipërm
është fituar nga Spiro Ksera, i cili
me pozicionin e prefektit është i
përjashtuar nga ligji i konfliktit
të interesit".
Pavarësisht së është shkelur
ligji dhe tenderi prej 52 milionë
lekësh është fituar prej tij, ajo që
të bën përshtypje është se përpjekjet
për të fituar sa më shumë e
kanë shtyrë firmën të shfrytëzojë
kanalet e ujësjellësit të parë,
ndërkohë që sipas projektit duhet
të hapte kanale të reja", tha Tavo.
Kjo ka shkaktuar mungesën e ujit
prej një muaji në shtatë fshatra të
Komunës së Dropullit të Sipërm
si në Pepel, Llovinë, Klishar, Vrisera
etj. I pyetur nga gazetaret e
emisionit "Fiks Fare" lidhur me
qëndrimet dhe deklarimet e prefektit
Ksera në Konicë të Greqisë,
në mesin e muajit maj, deputeti
Vangjel Tavo ka theksuar se "...
unë nuk e di me çfarë statusi ka
shkuar ai atje, por di me saktësi
se në Konicë ai ka përshëndetur
në emër të Kryeministrit të Shqipërisë,
ndaj për këtë mund të
përgjigjet më mirë Kryeministri
Berisha".