Leskaj: Shqipëria në "toplistën" e vendeve të trafikut
Raporti i Departamentit Ameri
kan të Shtetit për rritjen e
trafikut të qenieve njerëzore në
Shqipëri të botuar dy ditë më para
nga mediat nuk ka kaluar pa komentin
e opozitës në Kuvend. Deputetët
e saj të sinkronizuar i kanë
kujtuar qeverisë dhe Kryeministrit
Berisha se me keqqeverisjen e tij
po vazhdon të mbajë Shqipërinë
në "top-listat" e zeza botërore. Kryetarja
e grupit parlamentar të PSsë,
Valentina Leskaj, është shprehur
dje se "për fat të keq në këtë
Kuvend gjithnjë e më shumë po
diskutojmë për raporte tronditëse
mbi nivelin e korrupsionit, krimit
të organizuar e trafiqeve në Shqipëri.
Po nuk është faji i opozitës
që është rritur krimi, korrupsioni
dhe trafiqet. Ju e katandisët vendin
në këtë ditë, që çdo muaj vijnë
raporte të zeza ne nuk mund t‘i
anashkalojmë këto". Raporti i
fundit i Departamentit Amerikan
të Shtetit lidhur me situatën e
trafikut të qenieve njerëzore, me
vlerësime që do bënin me turp
çdo shqiptar, për të vërtetat që
thuhen atje. Ndërkohë që pritej
që Shqipëria të dilte nga shkalla e
dytë, ku ka mbetur prej vitesh,
lidhur me nivelin e trafikut të qenieve
njerëzore, në fakt ka bërë
hapa mbrapa. Katër vjet më parë,
Shqipëria kaloi nga shkalla e tretë
në atë të dytë, jo vetëm nuk vazhdoi
ulja, por po e çoni vendin në
grupin më të zi.
kan të Shtetit për rritjen e
trafikut të qenieve njerëzore në
Shqipëri të botuar dy ditë më para
nga mediat nuk ka kaluar pa komentin
e opozitës në Kuvend. Deputetët
e saj të sinkronizuar i kanë
kujtuar qeverisë dhe Kryeministrit
Berisha se me keqqeverisjen e tij
po vazhdon të mbajë Shqipërinë
në "top-listat" e zeza botërore. Kryetarja
e grupit parlamentar të PSsë,
Valentina Leskaj, është shprehur
dje se "për fat të keq në këtë
Kuvend gjithnjë e më shumë po
diskutojmë për raporte tronditëse
mbi nivelin e korrupsionit, krimit
të organizuar e trafiqeve në Shqipëri.
Po nuk është faji i opozitës
që është rritur krimi, korrupsioni
dhe trafiqet. Ju e katandisët vendin
në këtë ditë, që çdo muaj vijnë
raporte të zeza ne nuk mund t‘i
anashkalojmë këto". Raporti i
fundit i Departamentit Amerikan
të Shtetit lidhur me situatën e
trafikut të qenieve njerëzore, me
vlerësime që do bënin me turp
çdo shqiptar, për të vërtetat që
thuhen atje. Ndërkohë që pritej
që Shqipëria të dilte nga shkalla e
dytë, ku ka mbetur prej vitesh,
lidhur me nivelin e trafikut të qenieve
njerëzore, në fakt ka bërë
hapa mbrapa. Katër vjet më parë,
Shqipëria kaloi nga shkalla e tretë
në atë të dytë, jo vetëm nuk vazhdoi
ulja, por po e çoni vendin në
grupin më të zi.