E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie kërkesa, KQZ voton 8 me 1 kundër referendumit

Me tetë vota kundër
dhe vetëm një pro,
Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve rrëzoi dje
kërkesën e Komitetit për Mbrojtjen
e Kushtetutës për mbajtjen e një
referendumi. Mbledhja që zgjati
për më shumë se tri orë u shoqërua
nga debate me tone të larta mes
anëtarëve të komisionit dhe palës
kërkuese. Shumica e anëtarëve të
institucionit të menaxhimit të
zgjedhjeve ishin të mendimit se
nuk është kompetencë e KQZ-së
shqyrtimi i kërkesës në fjalë. Duke
sqaruar këtë logjikë, ata thanë se
Kodi Zgjedhor ka përcaktuar qartazi
rastet e referendumeve. Sipas
kryetarit Çlirim Gjata, një kapitull i
posaçëm përcakton mënyrën dhe
teknikën se si mund të zhvillohet
referendumi kushtetues. Anëtarët
e KQZ-së konsideruan se ka një
pengesë për fillimin e procedurave
fillestare nga ana e Komisionit Qendror
të Zgjedhjeve. Sipas tyre, Ligji
9904 nuk është një ligj i zakonshëm,
por një ligj që ka ndryshuar Kushtetutën.
Ndaj referendumi për një
ligj që ka sjellë ndryshime në Kushtetutë,
është një referendum kushtetues.
Dhe në bazë të Kushtetutës,
amendamenti kushtetues
i miratuar i nënshtrohet referendumit
kur këtë e kërkon 1/5 e
anëtarëve të Kuvendit, pra 28 deputetë.
Në një rast të tillë, Kodi
Zgjedhor parashikon si kompetent
për fillimin e procedurave fillestare,
sekretarin e Përgjithshëm të
Kuvendit. "Kemi një procedurë fillestare
totalisht jashtë Komisioni
Qendror të Zgjedhjeve. Komisioni
është jashtë juridiksionit të vet",
theksoi kreu i këtij institucioni,
Çlirim Gjata. Në diskutimet e tyre,
anëtarët e tjerë ishin në të njëjtën
linjë, duke u deklaruar kundër
kërkesës. Pro kërkesës për
mbajtjen e referendumit votoi përfaqësuesi
i Lëvizjes Socialiste për
Integrim, Genti Shala. "Ne duhet
t‘u rrimë besnikë kërkesave të nenit
126 e 127 të Kodit Elektoral. Konkretisht,
neni 127 nuk na jep ne të
drejtën e vendimit, por na detyron
që nismëtarëve t‘u japim formularët
që ata kërkojnë", theksoi Shala.
Ai shtoi se, KQZ nuk ka sot të
drejtën, nuk ka fuqinë, që t‘u thotë:
zotërinj, ju e keni plotësuar nenin
126, por formularët nuk do t‘ua
japim, meqë keni zgjedhur rrugën
e gabuar, siç mund të pretendohet.
"Është neni 128 që na jep një tjetër
të drejtë, që të verifikojmë nënshkrimin
dhe saktësinë e dokumenteve,
të vendosin për pranimin apo
për mospranimin e kërkesës", vlerësoi
ai. Përfaqësuesi i PS-së në komision,
Genci Gjonçaj tha se "ky ligj
duhet të trajtohet si ligji themeltar
i shtetit, pasi amendamentet kushtetuese
kanë marrë fuqinë juridike
për t‘u konsideruar si përcaktime
kushtetuese". Sakaq, përfaqësuesi
i LSI-së, Ilirjan Muho, theksoi se
përfaqësuesi i PD, dhe përfaqësuesi
i PS ranë në grackën e asaj që
parashikon neni 177 i Kushtetutës.
Kumbaro
Anëtari i KQZ-së,
Fatmir Kumbaro, gjatë
arsyetimit të tij sugjeroi grupin
nismëtar që të tërhiqte
kërkesën, ta riformulonte
"Si u tha dhe nga përfaqësuesi i
grupit nismëtar, neni 177 i Kushtetutës
bën fjalë për rishikimin e
Kushtetutës", u shpreh Muho.
Analisti Andrea Stefani vlerësoi se
kemi si nismëtarë kundërshtare dy
partitë më të mëdha të vendit dhe
argumentet e tyre janë për ndalimin
e një të drejte të popullit që të
shprehet. "Dhe sofizmat lidhur me
faktin që amendamente që nuk
duhen harruar u realizuan në një
mënyrë krejtësisht jo transparente,
gjë që është vënë në dukje dhe nga
ndërkombëtarët, vetëm nga ky fakt
duhet që t‘i jepet shans popullit që
të shprehet për ndryshimet në dokumentin
më të shenjtë të shtetit",
nënvizoi Stefani. Komisioni, shtoi
ai, ka këtë shans për t‘u treguar
edhe shqiptarëve që, ekzistojnë në
Shqipëri institucione të pavarura
që krejtësisht larg presioneve politike
janë në gjendje që t‘i qëndrojnë
besnik ligjit dhe të respektojnë
lirinë e qytetarëve për të
shprehur dhe për të mbrojtur dokumentin
më të shenjtë të shtetit.
Anëtari i KQZ-së, Fatmir Kumbaro,
gjatë arsyetimit të tij sugjeroi grupin
nismëtar që të tërhiqte kërkesën, ta
formulonte ndryshe dhe ta sillte
sërish. Deklaratë që u konsiderua
nga pala kërkuese si një provokacion.
KQZ insistoi në argumentimin
e saj se në Kodin Zgjedhor, kreu II,
përcaktohet referendumi kushtetues
si rast specifik çka lë jashtë
mbështetjes juridike kërkesën e
grupit nismëtar. Sipas këtij neni,
referendumi kushtetues, sipas
pikës 4 të nenit 177 të Kushtetutës,
zhvillohet me vendim të dy të tretave
të të gjithë deputetëve që projekt-
amendamenti kushtetues të
votohet drejtpërdrejt nga populli.

Grupi nismëtar: Tanimë jemi në paradhomën e një fashizmi

Pak minuta pas vendimit të
marrë nga Komisioni i
Zgjedhjeve reaguan publik
isht drejtuesit e Komitetit
për Mbrojtjen e Kushtetutës. Kryetari
Artur Zheji tha se "KQZ hodhi poshtë
kërkesën tonë për të tërhequr formularët
tip, pra për të filluar referendumin
në lidhje me amendimet e
turpshme kushtetuese që u bënë më
21 prill". Sipas tij, votimi ishte emblematik
dhe përfaqësuesit e Partisë
Demokratike votuan njësoj me përfaqësuesit
e Partisë Socialiste. Në
vlerësimin e Zhejit ky është një
dhunim i së drejtës së sovranitetit
popullor për të ushtruar nëpërmjet
të drejtës së demokracisë direkte.
"Pra të drejtën e tij për t‘u shprehur
nëse është dakord për këtë 70 për
qind të Kushtetutës që u ndërrua më
21 prill", vijoi Zheji. I pyetur nëse do
të ketë një ankimim në Gjykatën
Kushtetuese, Zheji tha "sigurisht që
po". Ai sqaroi se do të ndiqen të gjitha
hapat e mëtejshme që parashikon
ligji nga njëra anë. "Dhe kuptohet do
të kemi dhe nisma të tjera edhe më
radikale, për arsye sepse nuk jemi
fare dakord që të shitet, të shndërrohet,
të tjetërsohet e drejta e popullit
për t‘u shprehur", insistoi Zheji. Ai
kujtoi nenin 2 të Kushtetutës, ku thuhet
që sovraniteti i përket popullit shqiptar.
Sot, konstatoi Zheji, u dhunua
një nga momentet më të rënda dhe
më të rëndësishme të sovranitetit të
popullit shqiptar për t‘u shprehur
përmes referendumit. "Dhe si do të
shprehen shqiptarë po ose kundra
kjo është e drejtë e shqiptarëve, por
që t‘i mohohet shqiptarëve se duhet
të shprehen, ky është një skandal i
madh", nguli këmbë ai. Në vlerësimin
e Zhejit "jemi në paradhomën e një
fashizmi, ua garantojmë këtë".
Kureshtjes së medias se çfarë masash
radikale mund të merren ai iu përgjigj
se "në kohën e duhur do të bëhen të
gjitha të qarta dhe të sakta". Sakaq,
analisti Andrea Stefani tha se "nuk
mund të përdoret Kushtetuta siç u bë
sot (dje), për të justifikuar dhunimin
e Kushtetutës që ka ndodhur më 21
prill". Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës
njoftoi se sot 10.30, në ambientet
pranë zyrave të tij do të zhvillohet
një konferencë shtypi lidhur me
vendimin e Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve. Me anë të të cilit, vlerësohet
se iu mohua një grupi
nismëtarësh e drejta për të tërhequr
formularët e nevojshëm për nisjen e
procedurave për organizmin e një referendumi
popullor. Sipas tyre, vendimi
i KQZ tenton të pengojë të
drejtën e sovranit popull për të mbrojtur
dokumentin më të shenjtë të Republikës,
Kushtetutën, të miratuar
po nga sovrani me referendum. Vendimi
në fjalë, shtojnë nismëtarët,
konfirmoi kapjen e vendimmarrjes së
KQZ nga mazhoranca e bashkuar
parlamentare PS-PD, dhe përbën jo
vetëm një dhunim të dytë të Kushtetutës
pas atij të 21 prillit, por edhe
një diktat autoritarist shumë të rrezikshëm
për demokracinë liberale që
mbetet vullnet dhe yll polar i sanksionuar
i popullit shqiptar. Në konferencë
Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës
do të informojë edhe për hapat
që do të ndërmarrë si pjesë e
strategjisë së tij këmbëngulëse, në
mbrojtje të lirisë dhe të drejtës së
mohuar të sovranit popull për t‘u
shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë
me referendum.

Kërkesën e firmosën Meidani, Moisiu e Agolli

Kërkesa kishte për objekt fillimin
e procedurave për zhvillimin e
referendumit të përgjithshëm me
objekt "Shfuqizimi i nenit 5, 7 dhe 8 të
ligjit nr.9904, datë 21.04.2008". Kjo
kërkesë u firmos nga grupi nismëtar i
Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës,
por ka dhe disa firma të cilësuara si prestigjioze.
Aty figurojnë emrat e ish-presidentëve
Rexhep Meidani dhe Alfred
Moisiu. Në shenjë solidariteti me nga
shoqata MJAFT, ka firmosur zonjusha
Erisa Spiropali. Lista vijon me kreun e
Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar,
Dashamir Shehu, deputetët Taulant
Dedja, Ëngjëll Bejtaj, Petro Koçi, Paskal
Milo, Neritan Ceka, si dhe analistin Fatos
Lubonja. Grupi nismëtar ka vënë
theksin te firmat e dy ish-presidentëve,
zotit Mejdanit dhe zotit Moisiu, të cilët në
një hark kohor pothuajse dhjetëvjeçar
kanë qenë garantët e Kushtetutës e unitetit
popullor, e ligjshmërisë në republikën
e Shqipërisë. LSI mendon se ata
kanë zhvilluar karrierën e tyre presidenciale
e janë larguar nga pozicioni presidencial
pa as më të voglën përfolje, me
prestigjin e dy presidentëve të nderuar.
Grupi nismëtar i referendumit paralajmëroi
një ditë para konferencës,
mundësinë e rritjes së presionit politik
mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
për të imponuar një vendimmarrje të
kundërligjshme lidhur me referendumin.
Këto probleme, si dhe ai i detyrimit
ligjor të KQZ për t‘i dorëzuar Komitetit
për Mbrojtjen e Kushtetutës formularin
tip që do të mundësojë mbledhjen nga
qytetarët të firmave për referendum ishin
objekt i deklaratave të vazhdueshme
të nismëtarëve. Pranimi i kërkesës nga
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte
kusht që të mund të kalohej më pas te
mbledhja e firmave në popull. Kusht i
përcaktuar në Kushtetutë dhe që kërkon
të paktën 50 mijë nënshkrime shtetasish
shqiptarë më të drejtë vote.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›