"Emigrantët të kenë të drejtë vote"
Lëvizja "G99" kërkon me
insistim të drejtën e votës
për emigrantët. Drejtuesi i
këtij grupimi, Erion Veliaj,
sqaron arsyet pse mbështet këtë
propozim. Duke dhënë idenë për
formën se si mund të realizohet
përfshirja e shqiptarëve që jetojnë
jashtë vendit në proceset
zgjedhore.
Zoti Veliaj, përse mendoni
se duhet t‘ju krijohet mundësia
emigrantëve për të votuar në
vendet ku ata janë?
Ka shumë arsye ndër të cilat
do të përmend tri. E para, sepse
është e drejta e tyre kushtetuese,
ndërkohë që nuk ka asnjë mekanizëm
real ligjor dhe teknik që
bën të mundur që ata ta ushtrojnë
këtë të drejtë. E dyta, sepse këta
bashkëqytetarë janë frymëmarrja
jonë ekonomike. Kontributi i tyre
nëpërmjet dërgesave financiare
ka qenë në vazhdimësi komardarja
e shpëtimit për deficitin
tonë tregtar, ka përbërë për më
tepër rreth 15% të PBB mesatar
për çdo vit dhe korrespondon me
katërfishin e investimit të huaj
në vend. Ky fakt u jep atyre çdo
të drejtë të kenë një zë dhe në
vendimmarrjen politike, të kenë
një mënyrë konkrete për të vendosur
mbi qeverisjen e këtij vendi
ku jetojnë familjet e tyre dhe ku
një ditë dëshirojnë të kthehen
dhe një pjesë e madhe e tyre.
Dhe me këtë arsyetim lidhet dhe
arsyeja e tretë. Kemi nevojë për
mënyra sesi të integrojmë në fatet
e shoqërisë shqiptare kontributin
dhe vlerat që këta njerëz kanë
akumuluar gjatë eksperiencës së
tyre në vende me demokraci të
konsoliduar.
Emigracioni postkomunist
është një fenomen 18-vjeçar. Cilat
mendoni kanë qenë arsyet që
nuk është adresuar ky problem
më parë?
Vota e emigrantëve në kushtet
e sotme do të thotë një tërmet
në ekuilibrat politikë shqiptarë.
Nëse krijohet mundësia që qoftë
dhe gjysma e tyre të votojë, do të
thotë rreth 300.000 vota të reja.
Kjo, natyrisht bën që shumë parti
t‘i tremben këtij faktori që nuk
e parashikojnë dot dhe të rezistojnë.
Edhe ata politikanë apo
deputetët që shpesh kanë folur
për këtë çështje, fatkeqësisht nuk
kanë kaluar përtej retorikave.
Shumë pak prej tyre e kanë përdorur
mandatin e deputetit për të
propozuar një zgjidhje konkrete e
për ta depozituar atë te zyra ngjitur
me tyren në Parlament. Sot,
ky populizëm nuk ka më rëndësi,
ndaj dhe na mbetet të fillojmë sot
me paraqitjen e platformave konkrete
se si do realizohej e sa do
kushtonte ky projekt. Shqipëria
mund të kthehet në një vend të
mundësive për shqiptarët jashtë
atdheut.
Dhe konkretisht, cila është
mënyra që mendoni se do ta
bënte këtë të mundur?
Ne kemi konsultuar një sërë
modelesh - për sa u përket sistemeve
elektorale dhe mënyrës së
votimit - të vendeve që u japin
shtetasve të tyre mundësinë e
votimit jashtë vendit dhe kemi
peshuar avantazhet dhe problemet
e secilit. Modeli i parë qe
ai i Kroacisë, e cila i ka caktuar
Diasporës një distrikt të veçantë
elektoral; një model që nuk i
përshtatet rastit të Shqipërisë,
sepse do të kërkonte ndryshime
në Kushtetutë dhe do të sillte
një shtrembërim të përfaqësimit
demokratik për shkak të numrit
shumë të madh të shtetasve
shqiptarë jashtë kufijve. Varianti i
dytë, ai i votimit të drejtpërdrejtë
në qendra votimi jashtë vendit u
vlerësua si jo praktik për shkak
të problemeve logjistike dhe
kostos tejet të lartë financiare.
Modeli i tretë që u diskutua dhe
që është më efikasi dhe me kosto
më të ulëta ishte ai i votimit
me postë, i cili jo vetëm do të
thjeshtonte problemet logjistike
dhe të administrimit të procesit,
por do t‘u jepte mundësinë e
votimit dhe atyre shtetasve të
cilët për arsye objektive nuk do
të mund të votonin drejtpërdrejt
në qendra votimi. Ekspertët tanë
të çështjeve ligjore dhe të votimit
janë duke punuar mbi këtë model
që është alternativa më e mirë
dhe duke mbledhur ide se si
mund ta bëjmë këtë akoma më
të përshtatshëm me rastin tonë
specifik, në mënyrë që të dalim
me një propozim sa më të thjeshtë
dhe të realizueshëm.
insistim të drejtën e votës
për emigrantët. Drejtuesi i
këtij grupimi, Erion Veliaj,
sqaron arsyet pse mbështet këtë
propozim. Duke dhënë idenë për
formën se si mund të realizohet
përfshirja e shqiptarëve që jetojnë
jashtë vendit në proceset
zgjedhore.
Zoti Veliaj, përse mendoni
se duhet t‘ju krijohet mundësia
emigrantëve për të votuar në
vendet ku ata janë?
Ka shumë arsye ndër të cilat
do të përmend tri. E para, sepse
është e drejta e tyre kushtetuese,
ndërkohë që nuk ka asnjë mekanizëm
real ligjor dhe teknik që
bën të mundur që ata ta ushtrojnë
këtë të drejtë. E dyta, sepse këta
bashkëqytetarë janë frymëmarrja
jonë ekonomike. Kontributi i tyre
nëpërmjet dërgesave financiare
ka qenë në vazhdimësi komardarja
e shpëtimit për deficitin
tonë tregtar, ka përbërë për më
tepër rreth 15% të PBB mesatar
për çdo vit dhe korrespondon me
katërfishin e investimit të huaj
në vend. Ky fakt u jep atyre çdo
të drejtë të kenë një zë dhe në
vendimmarrjen politike, të kenë
një mënyrë konkrete për të vendosur
mbi qeverisjen e këtij vendi
ku jetojnë familjet e tyre dhe ku
një ditë dëshirojnë të kthehen
dhe një pjesë e madhe e tyre.
Dhe me këtë arsyetim lidhet dhe
arsyeja e tretë. Kemi nevojë për
mënyra sesi të integrojmë në fatet
e shoqërisë shqiptare kontributin
dhe vlerat që këta njerëz kanë
akumuluar gjatë eksperiencës së
tyre në vende me demokraci të
konsoliduar.
Emigracioni postkomunist
është një fenomen 18-vjeçar. Cilat
mendoni kanë qenë arsyet që
nuk është adresuar ky problem
më parë?
Vota e emigrantëve në kushtet
e sotme do të thotë një tërmet
në ekuilibrat politikë shqiptarë.
Nëse krijohet mundësia që qoftë
dhe gjysma e tyre të votojë, do të
thotë rreth 300.000 vota të reja.
Kjo, natyrisht bën që shumë parti
t‘i tremben këtij faktori që nuk
e parashikojnë dot dhe të rezistojnë.
Edhe ata politikanë apo
deputetët që shpesh kanë folur
për këtë çështje, fatkeqësisht nuk
kanë kaluar përtej retorikave.
Shumë pak prej tyre e kanë përdorur
mandatin e deputetit për të
propozuar një zgjidhje konkrete e
për ta depozituar atë te zyra ngjitur
me tyren në Parlament. Sot,
ky populizëm nuk ka më rëndësi,
ndaj dhe na mbetet të fillojmë sot
me paraqitjen e platformave konkrete
se si do realizohej e sa do
kushtonte ky projekt. Shqipëria
mund të kthehet në një vend të
mundësive për shqiptarët jashtë
atdheut.
Dhe konkretisht, cila është
mënyra që mendoni se do ta
bënte këtë të mundur?
Ne kemi konsultuar një sërë
modelesh - për sa u përket sistemeve
elektorale dhe mënyrës së
votimit - të vendeve që u japin
shtetasve të tyre mundësinë e
votimit jashtë vendit dhe kemi
peshuar avantazhet dhe problemet
e secilit. Modeli i parë qe
ai i Kroacisë, e cila i ka caktuar
Diasporës një distrikt të veçantë
elektoral; një model që nuk i
përshtatet rastit të Shqipërisë,
sepse do të kërkonte ndryshime
në Kushtetutë dhe do të sillte
një shtrembërim të përfaqësimit
demokratik për shkak të numrit
shumë të madh të shtetasve
shqiptarë jashtë kufijve. Varianti i
dytë, ai i votimit të drejtpërdrejtë
në qendra votimi jashtë vendit u
vlerësua si jo praktik për shkak
të problemeve logjistike dhe
kostos tejet të lartë financiare.
Modeli i tretë që u diskutua dhe
që është më efikasi dhe me kosto
më të ulëta ishte ai i votimit
me postë, i cili jo vetëm do të
thjeshtonte problemet logjistike
dhe të administrimit të procesit,
por do t‘u jepte mundësinë e
votimit dhe atyre shtetasve të
cilët për arsye objektive nuk do
të mund të votonin drejtpërdrejt
në qendra votimi. Ekspertët tanë
të çështjeve ligjore dhe të votimit
janë duke punuar mbi këtë model
që është alternativa më e mirë
dhe duke mbledhur ide se si
mund ta bëjmë këtë akoma më
të përshtatshëm me rastin tonë
specifik, në mënyrë që të dalim
me një propozim sa më të thjeshtë
dhe të realizueshëm.