E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PSD Sarandë, në dy regjistra themeltarë, sgjen emrin në listat e votimit

Kryetari lokal i PSD, Sarandë, Rasim Mmesuri gjendet i regjistruar në dy regjistra themeltarë të gjendjes civile, por jashtë listave të votimit në Sarandë. Rasim Memsuri, i biri i Serjanit, ish ushtarakut që ka shërbyer për vite të tëra në Dibër, larg vend lindjes së tij, Sarandës, sot bashkë me të atin është kthyer në vendin origjinës, Sarandë. Transferimi, i familjes Memsuri është bërë 9 vjet pas lindjes së Rasimit, në vitin 1968, sipas rregullave të njohura të kohës.Pra transferimi i familjes së kryetarit të sotëm të PSD lokale, është bërë me dokumente të rregullta, në vitet kur dihet saktësia dhe rregullsia e lëvizjeve nga një rreth në tjetrin, shoqëruar edhe me vendimin e dhënies së vend banimit, bllok e lagje banimi etj. Në regjistrin e Gjendjes Civile të Rasim Memsurit ndodhen të gjitha gjeneralitetet e duhura si martesa, lindja e fëmijëve, zgjerimi, ndërrimi i lagjes së banimit etj. Mbi bazën e këtij regjistri, personi në fjalë, më 28 shkurt 2009 ka aplikuar, ka nxjerrë dhe ka tërhequr kartën e gatshme të identitetit. Mbi bazën e dokumentit të ri e të saktë, Rasimi ka tërhequr nga gjendja civile edhe certifikatën e kërkuar si dokument për tu regjistruar emri i tij në listën e anëtarëve të Komisionit Zonal Zgjedhor, si përfaqësues i PSD dhe koalicionit të majtë për ndryshim. Deri këtu nuk ka asnjë ngecje ligjore e dhe çdo gjë ka vajtur mbarë. Por gjatë klikimit për të gjetur Qendrën e Votimit ku do të votonte, Rasimi vëren se emri i tij nuk figuronte në listat e votimit, në qendrën e banuar, Sarandë. I detyruar, vazhdon kërkimin dhe befasohet se familja e tij ekziston e regjistruar  në qendrën e votimit në Shkollën e Trebishtit, në Komunën e Ostrenit me nr kodi shifror identifikimi O651080 888. Në përfundim të kërkimeve rezultonte se Rasim Memsuri, i datëlindjen 1959, gjendej i regjistruar në mars  të vitit 2009, në dy gjendje civile të dy njësive administrative me qindra kilometra larg njëra-tjetrës. Ai ishte regjistruar si anëtar i një komisioni zonal, duke i shpëtuar verifikimit zyrtar të KQZV me qendër në Tiranë, duke e regjistruar si anëtar KZAZ-je, KQZ-ja ka marrë një vendim të pabazuar në verifikimin e rregullsisë së dokumentacionit të paraqitur në KQZ, në ditën e shpalljes së anëtarëve të komisioneve zonale, duke mos kryer detyrën bazë verifikimit të saktësisë së tyre, pasi personi kishte dy vendbanime pa ditur se kush ishte i vërteti . Në mars, pas marres së kartës së identitetit, i interesuari ka kërkuar çregjistrimin e emrit të tij nga regjistri  themeltar i Gjendjes Civile në Komunën e Ostrenit, Dibër. Me urdhër të DPGJC është bërë çregjistrimi i dokumentuar në librin e Ostrenit. Memsuri, duke dyshuar në veprimet e punonjësve të DPGJC pranë MPB, në fillim të muajit maj, klikon përsëri në faqen e listave zgjedhore dhe shikon që më 2 maj 2009, emri i tij përsëri, është shkruar në listat e votimit në Ostren të Dibrës, duke ngarkuar me përgjegjësi DPGJC ashtu dhe punonjësit zbatues të urdhrit. A është i vetmi ky rast?!... Kësaj pyetje askush nuk mund ti përgjigjet, pasi nuk je i sigurt për mungesën e rasteve analogë. Vetë, Rasimi thotë se është i habitur për sa më sipër, pasi kanë kaluar dhjetëra raste zgjedhjesh, pas viteve 90 dhe emri i tij nuk ka munguar asnjëherë në listat paraprake dhe përfundimtare.Ndodhi këtë vit, se isha anëtar i KZAZ në Sarandë dhe ishin mundësitë praktike të verifikimit të listave që u kap rasti, se ndryshe edhe unë do të isha i qetë se isha regjistruar në Qendrën e Votimit në Sarandë dhe do përballesha me mungesën e emrit në lista  vetëm ditën e votimit, shprehet Memsuri. I mbetur jashtë listave të votimeve, atij i duhet të fillojë procedurën e regjistrimit dhe njëherësh procedurën e çregjistrimit të emrit të tij nga Regjistri Themeltar i

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›