I vunë dy herë 400 gr. Tritol shoferit të linjës Tiranë-Burrel
01/04/2010 Arrestohet çifti i të dashuruarve
TIRANE- Një vajzë 20 vjeçe dhe i dashuri i saj Lulzim Meta janë prangosur nga policia e Tiranës, pasi nga hetimet rezultojnë se ata në muajin janar dhe shkurt të këtij viti i kanë vënë tritol shtetasit Enderim Lezaj, i cili është shofer i linjës së autobusëve Tiranë-Burrel. Ndalimi i Klodeta Metkolës dhe 25-vjeçarit Meta është bërë ditën e djeshme, pas një hetimi dymujor nga specialistët e kundër jetës dhe shëndetit, të cilët nga dëshmitë e administruara në dosje, kanë arritur të sigurojnë prova se autorët e vënies së 400 gr tritol në banesën dhe makinën e Lezajt, janë dy shtetasit e sipërcituar. Si motive të këtij krimi, policia ka gjetur një sherr banal midis autorëve të krimit dhe shoferit Enderim Lezaj. Burimet nuk pranuan të jepnin detajet konkrete se çfarë ka shërbyer për lindjen e këtij sherri, por thanë se pas përplasjes Klodeta Metkola dhe Lulzim Meta kanë kërkuar me çdo kusht të vrasin 35-vjeçarin nga Burreli. Fillimisht tentativa e parë është kryer më 28 janar, ku në furgonin e Enderim Lezaj është vënë një sasi prej 400 gr tritol, i cili ishte lidhur me rrjetin elektrik të makinës. Fill pas këtij rasti, në muajin shkurt autorët kanë vendosur në lavatriçe, brenda banesës me qira ku jetonte Lezaj një sasi tjetër prej 400 gr, e cila ka shpërthyer, por sërish 35-vjeçari ka mundur të shpëtojë.