E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRD e Topit e rrezikon Berishën në shtatë qarqe

topiKryeministri Sali Berisha nuk e përmend më Frymën e Re Demokratik dhe as ish- presidentin Topi. Por kjo nuk do thotë se partia e tij nuk ndjehet e frikësuar nga rivali i ri brenda të djathtës.

Gazeta Shqiptarja.com shkruan në një analizë të saj se kryeministri Sali Berisha është i shqetësuar nga rritja e FRD-së, pasi kjo rritje është e gjitha në kurriz të Partisë Demokratike.

Kjo gazetë i referohet burimeve të brendshme të PD që theksojnë se sondazhet e brendshme tregojnë rrjedhjen e votave nga thesi i PD në drejtim të FRD-së.

Dhe FRD, si një parti e djathtë, pa përzierjen e çuditshme që ofron Berisha, ka shkëputur votat e pronarëve dhe ish- të përndjekurve.

Në Tiranë mendohet se FRD do të marrë mbi 12 mijë vota, duke garantuar një mandat deputeti.

Dhimbje koke për Berishën do të shkaktojë FRD edhe në Durrës, ku Gazmend Oketa e ka thuajse të sigurt fitoren.

Burimet thonë se rrjedhje votash ka ndodhur edhe në Shkodër, sidomos në qytet dhe rrethina.

Po ashtu në Elbasan FRD ka një paraqitje dinjitoze me ish- futbollistin Artim Kovaçi, që mund të marrë një mandat deputeti.

FRED paraqitet e fortë është në qarkun e Dibrës, pasi kandidati Sali Shehu ka rrëmbyer vota nga e djathta dhe mund të marrë një mandat.

Edhe Daut Gumeni si kandidat i FRD në Vlorë paraqitet në pozita të forta.

Por FRD do heqë vota nga PD edhe në Fier, Kukës, Lezhë, Korçë e Berat./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›