Korçë, dhunohen katër zyra të LSI-së
Në qytetin e Korçës janë dhunuar katër zyra elektorale të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim,
Mësohet se janë dhunuar zyrat në lagjet Nr. 1, 2, 13 dhe 14 të qytetit. Në këto zyra janë thyer xhamat, janë hequr posterat si dhe flamujt e LSI.
Nuk dihet ende kush janë personat që kanë kryer këto akte, ndërkohë që policia është duke punuar për identifikimin e tyre.