E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i delegacionit të ODHIR, Miçëll: “Po përgatisim misionin vëzhgues”

Autori i Lajmit: red.
ODHIR është ende duke u përgatitur për misionin e vëzhguesve që do të vijnë në Shqipëri për zgjedhjet e 28 Qershorit. Kryetari i Delegacionit të ODHIR, Gerald Miçëll, e ka bërë këtë pohim pas takimeve të zhvilluara me liderët e dy partive kryesore, të cilët i kanë përcjellë panorama krejt të ndryshme lidhur me situatën reale për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Ndërkohë, i pyetur për propozimet e socialistëve, kryetari i delegacionit ka preferuar t u shmanget komenteve. “Ky është një mision standard që OSBE ndërmerr dhe në këtë fazë po zhvillojmë një sërë takimesh me faktorët politikë për të marrë një panoramë të balancuar të situatës parazgjedhore. Puna jonë është vlerësimi dhe zyra jonë do të arrijë së shpejti në një vendim për misionin e vëzhgimit. Ky është një mision standard dhe shteti shqiptar është angazhuar të ftojë dhe bashkëpunojë me vëzhguesit. Por nuk mund të them asgjë për propozimin e socialistëve për karta falas”, - u shpreh Miçëll.

Ky lajm është publikuar: 19/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›