Dosja “Gërdeci”, Gjykata përcakton Kolegjin Penal
Autori i Lajmit: red.
Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti me gogla për gjyqtarët që do të gjykojnë dosjen e tragjedisë së Gërdecit. Shorti ka përcaktuar Majlinda Andrean, si relatore, ndërsa në Kolegjin Penal do të jenë edhe gjyqtarët Evelina Qirjaku, Besnik Imeraj, Evgjeni Sinoimeri dhe Irma Bala. Dosja në ngarkim të tragjedisë së Gërdecit është dërguar dy ditë më parë në Gjykatën e Lartë nga Prokuroria e Përgjithshme. Dosja tepër voluminoze do të merret në shqyrtim nga Kolegji Penal dhe së shpejti pritet që të përcaktohet edhe data e seancës së parë gjyqësore. Dosja “Gërdeci” përmban 29 të pandehur si dhe firmën “Albademil”, si person juridik. Në Gjykatën e Lartë janë dorëzuar mbi 80 fashikuj që përmbajnë me mijëra prova për shkak edhe të hetimeve të përbashkëta për të gjithë të pandehurit. Të pandehurit, katër prej të cilëve janë nën masën e sigurisë “arrest me burg”, do të përballen për një sërë akuzash. Të pandehurit që do të gjykohen në gjendje të lirë do të gjykohen për konsumimin e veprës penale “shpërdorim detyre” si dhe “falsifikim dokumentesh . Ndërkaq, katër të pandehurit që ndodhen të izoluar do të përballen me akuzat e “shkatërrimit të pronës”, “vrasje masive” si dhe “shkelje të rregullave dhe sigurisë për lëndët plasëse”. Të pandehurit pritet që shumë shpejt të dalin përpara togave të zeza. Dosja "Gërdeci" mund të endet disa vjet në drejtësinë shqiptare. Numri i madh i të pandehurve, por edhe mospranimi i akuzës nga personat e dyshuar si shkaktarë të mundshëm të tragjedisë, mund të sjellë një "dështim" për Prokurorinë. Një tjetër shkak që procesi të zgjatet është akuza që rëndon ndaj të pandehurve për "shpërdorim detyre". Ish-zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, të marrë të pandehur pas tragjedisë së Gërdecit, kanë refuzuar organin qendror të akuzës për të firmosur kërkesën për gjykim. Ata nuk kanë denjuar të paraqiten para prokurorëve të çështjes për t u njohur formalisht me përfundimin e hetimeve. Ndërkohë, të pandehurit në burg kanë mohuar në mënyrë kategorike akuzat e ngritura, duke u vetëshpallur të pafajshëm.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2009