Kreu i kishës serbe: Në Ballkan, një luftë e re
Kreu aktual i Kishës Ortodokse Serbe, ka kërcënuar
për një luftë të re ballkanike së afërmi, si shkak
i irritimit të pakicës serbe në Kosovë. Duke folur
për agjencinë Reuters, Metropoliti, Amfilohije Radoviç
ka paraqitur një kundërshtim të qartë me disa liderë politikë që
theksojnë se lufta në ish-Jugosllavi shpërtheu si rezultat i pakënaqësisë
së republikave që kërkojnë anëtarësimin në BE. Kosova
deklaroi pavarësinë më 17 shkurt të këtij viti. Ndërkaq, Amfilohije
thekson se serbët po përballen me urrejtjen e shqiptarëve
myslimanë, të cilët përbëjnë 90 për qind të popullsisë. "Pa u arritur
drejtësia nuk mund të ketë paqe", thotë ai, në një intervistë të
dhënë nga manastiri i Cetinjes, në Mal të Zi, ku ndodhet selia e tij.
"Do të ketë shumë trazira dhe një konflikt të ardhshëm, kjo
do të bëhet e qartë një ditë", tha Amfilohije Radoviç. Ai deklaroi
se dëshiron paqen, por shtoi se "duhet të jemi realistë".
"Do të ketë një periudhë paqeje, por ajo nuk është gjë tjetër
përveç përgatitja e një konflikti të ri, një lufte të re, një përleshje
të re", deklaroi kreu i Kishës Ortodokse Serbe, duke profetizuar
të ardhmen. Për kishën serbe, Kosova cilësohet si një djep i
qytetërimit serb, por pavarësia e Kosovës është një realitet i
njohur nga më se 50 shtete të rëndësishme të botës. Serbia e
humbi kontrollin ndaj ish-krahinës jugore të saj në vitin 1999,
kur NATO ndërhyri për të ndalur spastrimin etnik të popullsisë
civile, ndërkaq më pas OKB udhëhoqi administratën civile. Në
Kosovë jetojnë rreth 120 mijë serbë, por ata refuzojnë të urdhërohen
nga institucionet e udhëhequra nga shqiptarët.
Liderët etnikë shqiptarë akuzojnë udhëheqësit serbë se po
përpiqen të ushqejë destabilitetin.
Amfilohije u bë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, kur Patriarku
Pavle u mënjanua këtë vit për arsye shëndetësore. Ai konsiderohet
një nacionalist konservator gjatë kohës kur u zgjodh patriark.
Kisha Ortodokse Serbe ofroi lutje dhe mbështetje morale
për trupat ushtarake serbe gjatë luftës së viteve ‘90, por Metropoliti
tha se Kisha ka ndjekur vetëm një rol pastoral dhe nuk ka
ndërmarrë asnjë akt të gabuar. Amfilohije vizitoi në burgun e
Beogradit, Radovan Karaxhiçin, liderin politik të serbëve të Bosnjës
gjatë luftës boshnjake, përpara se ai të ekstradohej në qelitë
e Hagës, ku po u përballet akuzave për krime ndaj njerëzimit.
Amfilohije e cilësoi Karaxhiçin si një "njeri të mirë", por tha se
kisha nuk ka strehuar kurrë as atë dhe as Ratko Mlladiçin, komandantin
e trupave serbe në kohën e luftës, i cili po kërkohet
nga Gjykata e Hagës.