Partia Demokratike shmang komentet për raportin e OSBE-së
PD-ja shmang komentin e raportit të OSBE-së për Shqipërinë. Një ditë pas deklaratës së bujshme të Robert Bosch në Tiranë, selia blu e ka kaluar në heshtje mesazhin e ambasadorit të OSBE-së. Zëdhënësi i grupit parlamentar demokrat, Aldo Bumçi, sqaroi se nuk është njohur ende me raportin e publikuar një ditë më parë nga OSBE-ja.
Pas qëndrimit të ashpër që OSBE ka mbajtur me publikimin e këtij raporti, Partia Demokratike i është "kundërpërgjigjur" me heshtje. Pas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, OSBE ishte organizmi i tretë ndërkombëtar që i bashkohet shqetësimit për vënien e drejtësisë nën kontrollin e pushtetit politik.
Në raportin vjetor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në dokumentin që analizon zhvillimet politike nga shtatori 2007 deri në shtatorin 2008, theksohet se "në korrik 2008, Ministria e Drejtësisë përfundoi përgatitjen e projekt-ndryshimeve për ligjin për Prokurorinë dhe në shtator 2008, Kuvendit iu dërgua për shqyrtim një projektligj për administratën gjyqësore. Deri më sot, dy projektligjet, të cilat synojnë të luftojnë korrupsionin brenda gjyqësorit, duket se forcojnë kontrollin e ekzekutivit mbi gjyqësorin, duke ngritur pyetje mbi ndarjen e pushteteve dhe ato nuk u diskutuan si duhet me aktorët kyçë përpara se të paraqiteshin zyrtarisht. Në përgjigje të kritikave nga bashkësia kombëtare, tani po zhvillohen konsultime".