Koka e prerë, dyshime për një vrasës serial
Policia e Sarandës ka konfirmuar
dje, zyrtarisht, se kafka e gjetur
dy ditë më parë në afërsi të
rrugës nacionale Turizëm-Kanali
i Çukës, i përket një njeriu. Kjo është
përcaktuar ditën e djeshme, ndërkohë
që vazhdon ende puna nga Instituti i
Mjekësisë Ligjore dhe Policisë Shkencore,
për përcaktimin e rrethanave të
vdekjes së personit që mund t‘i përkiste
kafka, si dhe të kohës së saktë të vdekjes.
Pritet që pas kthimit të përgjigjes së këtyre
instituteve, të nisë puna intensive
hetimore, si nga policia dhe nga prokuroria.
Dyshimet e para, sipas të njëjtave
burime, mësohet se lidhen me vrasjen e
ndodhur më 8 tetor të vitit 2005, në Konispol,
kur 45-vjeçarit Zihni Myderrizi, iu
pre koka, krim që ende nuk është
zbardhur dhe viktima është varrosur pa
kokë. Këto dyshime janë përforcuar
edhe nga fakti që kafka është gjetur në
aksin e rrugës Sarandë-Kanali i Çukës, që
lidh Sarandën me Ksamilin, Butrintin e
Konispolin. Hetuesit e kanë lidhur menjëherë
zbulimin e kësaj kafke me ngjarjen
e bujshme të tre viteve më parë, që
ka qenë ekzekutimi me prerje koke i
fermerit konispolat, Zihni Myderrizi. Departamenti
i hetimit të krimit në Policinë
e Shtetit ka deklaruar se, "pas vrasjes së
Zihni Myderrizit, fshihet një grup kriminal,
me të cilin lidhen edhe krime të tjera
të kryera në fushën e trafiqeve në Konispol".
Tre vjet që kanë kaluar nga kryerja
e këtij krimi, ku e ka riçuar mendimin
gjetja e kafkës nga fëmijët, mendohet si
kohë e mjaftueshme që koka e prerë të
ketë pësuar dekompozim të plotë dhe të
reduktohet në një kafkë. Por gjetja e kafkës
ka bërë që të mos jenë absolutisht të
përjashtuara edhe mundësi e versione të
tjera. Kështu, hetues të ndryshëm në
biseda të lira kanë lënë të hapur mundësinë
që kafka t‘i përkasë ndonjë emigranti
të humbur, pasi dihet që godina e ishkampit
të pushimit të punëtorëve në Sarandë,
ka shërbyer pas vitit 1991 si
pikënisje e mjaft klandestinëve, që synonin
me not apo me skafe trafikantësh
ishullin e Korfuzit. Nuk përjashtohet
mundësia e ekzistencës së një vrasësi serial,
i cili mund të jetë autor i ekzekutimit
të fermerit nga Konispoli dhe personave
të tjerë, të cilët figurojnë të zhdukur prej
vitesh. Hetuesit nuk kanë ngurruar të lidhin
gjetjen e kësaj kafke edhe me krime
makabre të ndodhura përpara viteve ‘90
dhe që kanë mbetur pa autor.