Kreu i parlamentit turk viziton Shkodrën

Cemil Çiçek
Kryetari i Parlamentit turk, Cemil Çiçek, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Shkodrës. I shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në Shqipëri dhe deputetet e parlamentit turk dhe shqiptar, Çiçek vizitoi monumentin e Hasan Riza Pashës në lulishten qendrore të qytetit ku edhe vendosi kurora më lule. Më pas ai lëvizi në rrugën muze të qytetit ndërsa ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë Shkodër Lorenc Luka dhe drejtues të tjerë vendorë.
Kryebashkiaku i Shkodrës i shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Shkodrës për ndihmën e vazhdueshme që shteti turk jep në zhvillimin e këtij qyteti si dhe theksoi marrëdhëniet e mira që kanë dy vendet. Kryetari i Asamblesë së Madhe të Turqisë Çiçek u shpreh rreth marrëdhënieve të dy vendeve duke theksuar kënaqësinë e tij rreth bashkëpunimeve në fushën e biznesit. /ANILA DUSHI/