Kreu i ri Dedja Vendimet e Kushtetueses te pandikuara nga politika

Politika duhet te qendroje larg Gjykates Kushtetuese. Kerkesa e prere eshte bere dje nga kryetari i ri i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja. Ai ka garantuar se politika nuk do te kete asnje ndikim ne vendimmarrjen e 9 gjyqtareve me te rendesishem te vendit. Madje kjo ka qene nder porosite e para per trupen gjyqesore. Ndersa per ceshtje te nxehta politike si hapja e kutive te votimit por dhe ligji i pronave Dedja sqaron Qellimi do te jete ai ligjor zbatimi me korrektese i Kushtetutes dhe i ligjeve te ketij vendi. Nuk ka rendesi cila force politike inicion procesin. Rendesi ka se kujt i takon e drejta. Nuk kam qene dhe nuk kam per te qene ndonjehere pjese e ndonje formacioni politik. Se dyti do te luftoj qe ne institucionin qe drejtoj te mbizoteroje vetem profesionalizmi dhe jo politika. Ai pohoi me tej se Gjykata Kushtetuese vijon punen me kapacitet te plote. Puna ne Gjykaten Kushtetuese nuk eshte bllokuar dhe nuk ka per tu bllokuar per asnje moment sepse Kushtetuta ka parashikuar shprehimisht se gjyqtareve qe u ka mbaruar mandati vazhdojne deri ne momentin e zevendesimit nga gjyqtari pasardhes. Ne cdo moment gjyqtaret konsiderohen ne detyre derisa nuk jane zevendesuar - tha Dedja.