E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Administrative Patozi fton PS-ne Votoje mos refuzo ligjin

Patozi Mosvotimi qendrim i gabuar ndaj partnereve amerikane. Ligji jo kushtezim nga debatet e tjera politike.

Kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi ftoi serish dje Partine Socialiste qe te votoje ne seancen e sotme parlamentare ligjin per Gjykaten Administrative. Permes nje konference per shtyp pasditen e djeshme Patozi vuri ne dukje se refuzimi per te votuar kete ligj do te ishte nje qendrim i gabuar ndaj partnereve amerikane. Ai ka shtuar me tej duke thene se ligji ne fjale nuk duhet te ngaterrohet me konfliktet politike dhe ka nenvizuar se mazhoranca eshte e gatshme te pranoje propozimet e opozites per te. Ne kete menyre kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi vetem disa ore para se Kuvendi te votoje ligjin per Gjykaten Administrative u beri thirrje deputeteve te PS-se ti bashkohen votimit te ketij ligji. Ftoj edhe nje here opoziten te votoje ligjin per Gjykaten Administrative. PS duhet te konsideroje edhe nje here ndihmen bujare te amerikaneve - deklaron Patozi. Nder te tjera ai theksoi se votimi i ketij ligji nga opozita nuk do te sillte vetem perfitime per drejtesine por do te ishte edhe mirenjohje ndaj SHBA-ve. Mosvotimi i tij do ishte menyra me e keqe dhe e papershtatshme per tu shprehur mirenjohjen aleateve amerikane - u shpreh Patozi.

Duke e vene theksin tek rendesia qe ka votimi i ketij ligji si per drejtesine ashtu edhe per biznesin Patozi i kujtoi opozites se votimi i tij nuk duhet te kushtezohet nga debatet e tjera politike. Ky ligj nuk mund te ndaje kampet politike pasi perfituesit nuk mund te vecohen. Ky ligj nuk duhet te kushtezohet nga debatet e tjera politike prandaj ftoj deputetet e PS-se ti bashkohen votimit te ketij ligji - nenvizoi kreu i grupit te PD-se. Me tej perfaqesuesi i grupit kuvendor demokrat i ka kerkuar Partise Socialiste qe ceshtjen e Gjykates Administrative te mos e ngaterroje me debatet dhe konfliktet politike ne vend. Ne fund te fjales se tij Patozi tha se mazhoranca eshte e hapur te dialogoje per te gjitha kerkesat apo ofertat e opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›