Marredheniet nderkufitare Ligjet miratojne kater marreveshje

Komisioni i Ligjeve miratoi me konsensus kater marreveshje te rendesishme per marredheniet nderkufitare me Greqine Malin e Zi dhe Maqedonine si dhe projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes se financimit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Komisionit te Komuniteteve Evropiane Per programin e financimit te pjesemarrjes se Shqiperise ne programet transnacionale ERDF te objektivit te bashkepunimit territorial evropian Evropa Juglindore dhe Mesdheu te instrumentit te ndihmes se paraaderimit IPA komponenti i bashkepunimit nderkufitar per vitin 2009. Marreveshja ne fjale synon mbeshtetjen financiare nepermjet fondeve IPA 2009 komponenti i bashkepunimit nderkufitar per pjesemarrjen e Shqiperise ne programin e bashkepunimit territorial transnacional ERDF Hapesira e Evropes Juglindore. Objektivi i pergjithshem i ketij programi eshte promovimi i bashkepunimit ndermjet njerezve komuniteteve dhe institucioneve te zonave kufitare me synim arritjen e marreveshjen te mira te fqinjesise zhvillimit te qendrueshem stabilitetit dhe prosperitetit ne interes te perbashket te te dyja vendeve. Ky program u jep mundesi institucioneve vendore dhe komuniteteve ne keto zona te shfrytezojne mundesite qe ofrohen nga komponenti i dyte i asistences se dhene ne kuader te Instrumentit te Paraaderimit IPA. Dhenia e kapaciteteve te nevojshme per te rritur nivelin e bashkepunimit do te jete nje nga sfidat e ardhshme per te vendet.