E Diel, 1 Nëntor 2026

Departamenti i Shtetit merr ne shqyrtim dosjen came

PDU dorezon dosjen ne Drejtorine per Evropen Juglindore te Departamentit Amerikan te Shtetit. Idrizi dhe Tahiri te ftuar ne seancen e Kongresit Amerikan.

Partia per Drejtesi dhe Unitet dorezoi dje dosjen per ceshtjen came ne Departamentin e Shtetit Amerikan. Gjate vizites ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kryetari i kesaj partie Shpetim Idrizi i shoqeruar dhe nga deputeti Dashamir Tahiri dorezuan dosjen si dhe informuan departamentin dhe seksionin qe mbulon Evropen Juglindore ne lidhje me ceshtjen came. Nga ana e tyre perfaqesuesit e departamentit siguruan shqyrtimin e dokumentacionit dhe premtuan se per kete ceshtje do te kete edhe nje prononcim zyrtar. Lidhur me kete dy deputetet e PDU-se theksuan rendesine e zbatimit te konventes se te drejtave te njeriut ndersa siguruan se kerkimi i te drejtave per ceshtjen came do te vazhdoje ne te gjitha institucionet nderkombetare. Kreu i kesaj force politike u prit edhe ne Kongresin e Senatit Amerikan ku me ftese te kongresmeneve Frank Wolf dhe Bob MC Ween njekohesisht dhe anetare te komisionit per te drejtat e njeriut moren pjese si te ftuar ne dy seanca. Prej kohesh Partia per Drejtesi dhe Unitet lobon ne institucionet nderkombetare per zgjidhjen e ceshtjes came ndersa ka siguruar edhe dokumentacionin ligjor ne mbrojtje te saj. Sipas njoftimit zyrtar te PDU-se ne vijim te vizites ne SHBA PDU me ftese te Departamentit te Shtetit mori dje pjese ne nje pritje qe u zhvillua ne Departamentin e Shtetit. Pritja kishte per qellim informimin e ketij departamenti dhe seksionit qe mbulon Evropen Juglindore ne lidhje me ceshtjen came. Me kete qellim z. Idrizi kryetari i PDU-se dorezoi prane ketij departamenti dosjen me dokumentet perkatese qe demonstrojne ne menyre ligjore dhe pa asnje ekuivok te gjithe gjenocidin dhe perndjekjen qe i eshte bere popullsise came ne vite. Nga ana e tyre perfaqesuesit e departamentit siguruan shqyrtimin e dosjes dhe mbasi te njihen ne detaje me materialet ne fjale do te dergojne prononcimin e tyre zyrtar. Ata gjithashtu theksuan rendesine e integrimit te Shqiperise ne strukturat euroatlantike si menyra me e mire dhe transparente qe do te sherbeje edhe per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Z. Idrizi dhe deputeti Tahiri theksuan rendesine e zbatimit te konventes per te drejtat e njeriut dhe ne kuader te miqesise se mire kjo ceshtje do te marre zgjidhje ne rruge ligjore. Ishte nje mundesi e vecante - theksoi z. Idrizi - nxjerrja ne drite e ketyre fakteve dhe kjo fushate njohjeje dhe kerkimi i te drejtave tona do te vazhdoje e panderprere ne cdo institucion nderkombetar.

Eumlshte nje fat - theksuan deputetet e PDU-se - qe ceshtja came arriti te thyente barrierat dhe te hynte per diskutim ne nje nga institucionet me te fuqishme politikeberese ne bote. Ne besojme - vijuan te theksonin deputetet - qe nese te njejtat vlera parime dhe te drejta qe u zbatuan per ngritjen dhe funksionimin e shtetit amerikan shtet lider per promovimin dhe garantimin e cdo te drejte themelore do te perdoren per te shqyrtuar ceshtjen tone do te garantonin nje zgjidhje te shpejte dhe te drejte per palen shqiptare. Nje takim tjeter i rendesishem dhe emocionues ishte pritja qe i ishte rezervuar PDU-se ne Kongresin dhe Senatin Amerikan. Me ftese te kongresmeneve Frank Wolf dhe Bob MC Ween kryetari Idrizi dhe delegacioni qe e shoqeronte moren pjese si te ftuar ne nje seance te kongresit dhe nje tjeter te Senatit Amerikan. Modeli i demokracise qe demonstrojne keto institucione frymezojne me shume PDU-ne ne punen e saj dhe inkurajon kerkimin e te drejtave te tyre pa u perkulur ndaj cdo veshtiresie. Takimi me kongresmenet e mesiperm pati nje rendesi te vecante sepse te dy keto personalitete jane anetare te Komisionit te te Drejtave te Njeriut dhe promotore te te drejtave njerezore te garantuara edhe nga Komiteti i Helsinkit. Ne kete prizem takimi ishte me se i frytshem dhe kongresmenet u vune ne dijeni me te gjitha kerkesat e PDU-se qe perfaqeson te gjithe komunitetin cam ne kete perpjekje jetesore per rifitimin e te drejtave te tyre. PDU po kerkon te loboje prane Kongresit dhe Senatit dhe te siguroje lidhje te cilat do ta mbeshtesin ne te ardhmen per ngritjen e zerit dhe zgjidhjen e ceshtjes came. Ne nder te PDU-se ne sallen e pritjeve te Kongresit Amerikan u shtrua nje dreke per nder te delegacionit shqiptar. Takimet e PDU-se me personalitete te larta politikeberese ne SHBA do te vazhdojne edhe ne ditet ne vijim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›