Kreu i shoqatës 14 janari: Demonstrata në Shkodër, të futet në Histori
>Demonstrata e parë antikomuniste kalon në heshtje të plotë. Reagon Apollon Haxhi
Në 14 janar të vitit 1990, në sheshin përpara ish- bustit të diktatorit Stalin është bërë edhe demonstrimi i parë e forcës kundër regjimit, nga qytetarë të Shkodrës. Në këtë ditë disa qindra qytetarë të këtij qyteti, u mblodhën me qëllim shembjen e shtatores së diktatorit sovjetik dhe fyerjen e kësaj figure në mënyrë kolektive. Por forcat e Sigurimit të Shtetit arritën të bllokojnë iniciatorët dhe arrestuan disa prej tyre, duke i burgosur dhe internuar, por edhe duke i çuar në spitalin psikiatrik dhe duke terrorizuar familjet e tyre. E ndërsa thuajse 2 dekada më parë, kjo ngjarje la shije të hidhur tek opinioni publik, sot kjo datë nuk kujtohet thuajse nga askush, për më tepër nga organizmat qeveritarë edhe të PD-së. Nuk është folur fare për, nuk është realizuar asnjë nderim dhe nuk është shkruar asgjë përreth iniciativës dhe tubimit të qindra qytetarëve antikomunistë dhe reagimit të sigurimit të shtetit në atë kohë. Por për këtë ngjarje është shprehur kreu i shoqatës 14 janari, Apollon Haxhi, sipas të cilit, ajo ka qënë demonstrata e parë në vend, e cila tentoi të largonte bustin shtatore të diktatorit bolshevik, në mes të Shkodrës.
Këtë demonstratë e dinë shumë mirë edhe lidershipët e mëvonshëm të demokratëve, por dhe të tjerë, pasi veprimi i saj u bë i ditur në të gjithë Shqipërinë, por kjo datë nuk përmendet në historinë e demokracisë shqiptare, të fillim viteve 90. Në këtë periudhë, kur këto njerëz sfiduan regjimin, kur ky i fundit ishte tepër i egër, shprehet Haxhi, duke shtuar se këtë e tregoi më pas me burgosjet dhe internimet apo edhe kurimet e detyrueshme në spitalet psikiatrike. Haxhi vëren se edhe pse kjo ngjarje pati bujë në kohën kur ndodhi, fatkeqësisht nuk përmendet në panteonin e analet historike ashtu sikundër edhe në librat e historisë. Unë mendoj se kjo ka të bëjë më shumë me problemin e moralit. Ne e kemi ngritur shumë zërin dhe kemi kërkuar që kjo datë të futet në histori, por asnjë nga të burgosurit e 14 janarit nuk është dekoruar nga askush, thekson Haxhi, sipas të cilit, më vonë busti i diktatorit Stalin u largua nga qendra e Shkodrës me urdhër, por tentativa e parë dhe viktimat e para të demonstratës së parë antikomuniste nuk përmenden pothuaj fare nga partitë dhe historia e fillimit të demokracisë në Shqipëri.
Protesta e 14 janarit
Plot 19 vjet më parë, në paraditen e datës 14 janar të vitit 1990, me mijëra banorë të qytetit të Shkodrës u grumbulluan në qendër të qytetit dhe për disa orë me radhë zhvilluan një tubim proteste në heshtje, i cili synonte rrëzimin e monumentit të Stalinit që ndodhej në një nga lulishtet e shesheve kryesore të atij qyteti. Ajo demonstratë masive, e cila shënonte dhe protestën e parë antikomuniste pas më shumë se gjysmë shekulli të sundimit të regjimit të Enver Hoxhës, bëri bujë të madhe brenda e jashtë vendit, duke u komentuar edhe nga shumë stacione të huaja televizive nga më prestigjiozët si ROJTER, RAI, BBC dhe Zëri i Amerikës. Po kështu, ajo demonstratë e 14 janarit të vitit 1990, tundi nga themelet udhëheqjen e lartë komuniste të Shqipërisë dhe personalisht Ramiz Alinë, i cili ia faturoi atë shërbimeve të huaja dhe kryesisht UDB jugosllave. Përveç organeve të diktaturës që Ramiz Alia vuri në përdorim për shtypjen e asaj demonstrate, ai mobilizoi edhe gjithë arsenalin e mjeteve të propagandës që dispononte regjimi i asaj kohe, duke thënë se: "Nuk tundet Taraboshi nga era".