E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: "Bashkitë të respektojnë kartën e studentit"

>Kryeministri Berisha u bëri sot thirrje bashkive të respektojnë detyrimet që rrjedhin nga karta e studentit në shërbimin e transportit. Duke vërejtur se karta e studentit nuk respektohet, Kryeministri Berisha theksoi se kjo është atribut i bashkive, por në rast se ato nuk e respektojnë këtë detyrim, qeveria do të mbajë qëndrim. 
 
Dua të tërheq vëmendjen se studentëve nuk u respektohen detyrimet që rrjedhin nga karta e studentit. Respektimi kartës së studentit është një rregull botëror. Linjat e qarkullimit duhet të respektojnë kartën e studentit. Bashkitë që shpërndajnë biletat nuk mund ta thyejnë këtë rregull. Duhet të përcaktohen penalitete të qarta. Kam ankesa nga studentët se atyre nuk u respektohet karta e studentit, me justifikimin se nuk ka më bileta për to. Kjo çështje duhet të zgjidhet, pasi ajo që u takon me kartë duhet të respektohet. Këto janë atribute të bashkisë, por në rast se bashkia nuk respekton rregullin, atëherë qeveria do të mbajë qëndrim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›