PS: Reklamat e qeverisë me paratë e taksapaguesve
>Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë se po abuzon me paratë e taksapaguesve për të transmetuar në media spote që japin fakte të pavërteta. Në emër të Grupit Parlamentar të PS-së, sekretari i deputetëve socialist, Musa Ulqini në një prononcim për median në kryesinë e Kuvendit tha se reklamat e spotet qeveritare nuk respektojnë kërkesat e ligjit për mediat elektronike dhe vendimet e Këshillit të Ministrave.
Reklamat dhe spotet qeveritare janë në shembull cinik i keqpërdorimit të parave të taksapaguesve. Ndërsa shtohen mungesat në shërbime dhe sektorë jetik, qeveria vetëm në 4 muajt e fundit ka shpenzuar disa qindra milion lek nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për të prodhuar reklama dhe spote, ku flitet për suksese dhe arritje të munguar pikërisht në këto shërbime dhe sektorë- tha Ulqini.