Kreu i shtetit shqiptar merr një mesazh nga Presidenti francez Sarkozi për bashkëpunim në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.  

2 prill 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë një mesazh nga Presidenti francez Nikola Sarkozi, në të cilin shprehet dëshira dhe vullneti për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Në mesazh theksohet bindja që në prag të festimit të 60-vjetorit të NATO-s, ky do të jetë një moment bashkimi dhe rikonfirmimi i partneritetit euroatlantik. Gjithashtu Samiti i Strasburg-Kehlit do të jetë një mundësi e re për të forcuar e thelluar edhe më tej bashkëpunimin në kuadër të aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë.