E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon drejtorin për zgjerimin në KE, Michael Leigh. Liberalizimi i vizave, fokus i politikës shqiptare gjen përkrahjen e institucioneve të BE-së.

 

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe hyrja në fuqi e  MSA-së, është njohje e progresit që Shqipëria ka bërë në këto vite, u shpreh drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Europian,  Michael Leigh në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Vizita juja në Shqipëri, tha Kryetarja e Kuvendit, përkon me një moment unik në historinë tonë.
Sot hyn në fuqi MSA-ja e Shqipërisë me BE-në, para pak momentesh në Shtepinë e Bardhë u zhvillua ceremonia e dorëzimit të instrumetave të anëtarësimit në NATO, dhe pas tre ditësh Shqipëria bëhet anëtare me të drejta të plota të Aleancës së Veriut. Pas pavarësisë dhe pas vendosjes së sistemit demokratik kjo është ngjarja më e madhe për Shqipërinë.   Ju përgëzoj fort për gjithçka keni bërë, tha zoti Leigh, duke shtuar se në sfidat e vendit, parlamenti ka një rol thelbësor.   Duke e njohur zotin Leigh me procesin e përgatitjes se zgjedhjeve, Kryetarja e Kuvendit theksoi se realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është në fokusin kryesor.   Realizimi i një nfrastrukture moderne zgjedhore, Kartat e Identitetit, regjistri elektronik i votuesve janë shenjë e vullnetit tonë për të realizuar zgjedhje me standarde, theksoi ajo.   Është shumë e rëndësishme, tha zoti Leigh, që ka nisur shpërndarja e Kartave të Identitet, është realizuar një listë e rregullt e zgjedhësve, dhe vihet re se është bërë një punë e madhe në drejtim të standardeve zgjedhore.   Duke u ndalur në çështjen e liberalizimit të vizave, përfaqësuesi i lartë i KE-së, u shpreh në mbështetje të kërkesës prioritare të politikës dhe qytetarëve shqiptarë: lëvizjen e lirë.   Në këtë kohë globalizmi, tha Kryetarja e Kuvendit, qytetarët shqiptarë me një histori të vështirë vuajtjeje nën izolim meritojnë të lëvizin të lirë dhe ne po realizojmë të gjitha hapat për të arritur këtë objektiv sa më shpejt.   Më tej biseda u fokusua në marrëdhëniet ndërparlamentare ku Kryetarja e Kuvendit theksoi rëndësinë e intensifikimit gjatë kësaj kohe, të kontakteve dhe vizitave të ndërsjellta veçanërisht me vendet e rajonit.


   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›