Moikom Zeqo, komenton situatën brenda radhëve të opozitës
“Bojkoti i PS-së vendim personal i Edi Ramës, PS-ja do të humbasë edhe zgjedhjet lokale”
Bojkoti në Parlament i PS-së është i pakuptimtë, virtual dhe jo zyrtar. Kështu është shprehur Moikom Zeqo. Zeqo duke e cilësuar Ramën si përgjegjës kryesor për bojkotin e PS-së dhe situatën brenda saj theksoi se ky bojkot është një vendim personal i Ramës dhe jo zyrtar i PS-së. Sipas Zeqos vendosja e tij në krah të kundërshtarëve të Ramës ka të bëjë me mospranimin e tij për bojkotin e Parlamentit. “Vendimi për bojkot është një delitantizëm politik dhe jo vendimi i një opozite institucionale”, u shpreh Zeqo. Ndërkohë Zeqo e ka cilësuar garën për kreun e PS-së mes Ramës dhe Lakrorit si një spektakël ku nuk ka asnjë paritet juridik sepse një nga garuesit ka funksion dhe tjetri cilësohet thjesht si anëtar. Sipas tij fitorja e Ramës është në kontradiktë me afatin kohor të mandateve të tjera të vendosura në forume. Gjithashtu Zeqo i cilësoi zgjedhjet lokale si të humbura gjersa në krye të PS-së të ndodhet Rama duke shtuar se këto zgjedhje nuk mund të fitohen sepse nuk ka një ide të re politike që të frymëzojë opozitën.
...