E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu seks nga Liqeni për një mijë lekë, ndalohet në flagrancë nga policia



Tiranë – Sërish një punëtore e sekset ka rënë në prangat e policisë. Burimet thanë se specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve, në Policinë e Tiranës, dërguan materialet në Prokurorinë e Tiranës, për konsumim të veprave penale të “Prostitucionit” dhe të “Marrëdhënies seksuale në ambiente publike”, për Violeta Kala, 25 - vjeç, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë. Kjo shtetase u kap në flagrancë në afërsi të Kodrave të Liqenit Artificial, duke kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas, duke përfituar shumën e parave prej 1 000 lekësh.

Pranga mashtrueses, ishte denoncuar për vjedhjen e 19 mijë eurove

Tiranë – Një 35 vjeçare është ndaluar nga policia pasi për të kishte një kallëzim për vjedhjen nëpërmjet mashtrimit të 19 mijë eurove. Burimet policore thanë për gazetën se Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko – Financiar ka vendosur në pranga shtetasen Mirela Laçi, 35 - vjeç, lindur në Krujë dhe banuese në Laprakë. Arrestimi i saj u krye, pas një denoncimi të kryer nga një shtetas, i cili deklaron se 35 vjeçarja e ka mashtruar duke i vjedhur shumën e parave prej 19 000 euro, të cilat nuk i’a ka kthyer më. U kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Piu alkool dhe pagoi me euro false, pronarja e denoncon në polici

Tiranë – Pagoi me euro false, arrestohet nga policia. Burime nga uniformat blu thanë për gazetën se dje u dërguan në Prokurorinë e Tiranës materialet për veprën penale të “Vënies në përdorim të monedhave të falsifikuara”, ndaj shtetasit Andi Saliu, 35 - vjeç, lindur dhe banues Tiranë, i proceduar më parë për “Vjedhje”.
Ndaj tij, ka depozituar kallëzim penal një shtetase, e cila deklaron se i sipër cituari i ka dhënë një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, për të realizuar pagesën në lokalin e saj, i cili kishte konsumuar disa pije alkoolike, duke i paguar me kartëmonedha të falsifikuara.

23 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›