E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dërgohet në burg i dënuari për kanosje



Tiranë – Ishte dënuar me burg për kanosje, u ndalua dje në banesën e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, realizuan kapjen e personit në kërkim Hakik Tamishi, 55 - vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Fushë - Mëzez. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi me vendimin e datës 10 qershor 2008 Gjykata e Rrethit Tiranë, e kishte dënuar këtë shtetas me 2 muaj burg nën akuzën e “Kanosjes”.

Hyri të vjedhë kasetofonin e makinës, gjeti kuletën me 2 000 euro dhe iku

Tiranë – Vodhi makinën me targa të huaja, policia e vë në pranga. Burime nga uniformat blu të Kavajës thanë për gazetën se dje u krye arrestimi i shtetasit B. H., 16 - vjeç, lindur dhe banues në Kavajë. Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së shumës së parave prej 2 000 euro nga automjetin tip “Opel”, me targa CD 166 WL, në pronësi të një shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë Kavajë, për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

23 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›