E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lega-Calcio: Futbolli rinis në fundjavë në A dhe B

Albania-Sport - Kampionatet e futbollit, që u pezulluan të premten, pas vdekjes së një polici në Katania, do të rinisin të shtunën e të dielen, bëri të ditur komisari i jashtëzakonshëm i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Luka Pankalli, sipas Agjencisë Italiane të Lajmeve "Ansa".
Liga e klubeve profesioniste (Lega Calcio), bëri të ditur të martën, se ndeshjet e javës së 23-të do të luhen të shtunën, për Serine B, dhe të dielën, për Serinë A. Ndeshjet e javes se 22-të, që nuk u luajtën pas pezullimit të kampionateve, pas tragjedisë në Katania, do të luhen të mërkurën, më 18 prill 2007, në Serinë A, dhe të martën, më 13 shkurt 2007, në Serinë B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›