E Shtunë, 31 Tetor 2026

Florent Pepsi, një kopje e Sotir Ninit, por shqiptar

Albania-sport - Shqipëria e futbollit e përjetoi jo me pak dhimbje(tani me urrejtje) humbjen e një futbollisti të talentuar, si 16-vjecari Sotir Nini (përjetësisht një shtetas grek). Por një tjetër 16-vjecar po shkëlqen në Zvicër, madje në të njëjtin rol si ti "Ninis", atë të mesfushorit virtuoz, por dhe nuhatës golash. Një golashënues i lindur për t'u shënuar ekipeve të mëdha, ky është Florent Pepsi (170 cm, 64 kg), i cili pas tri muajsh do të mbushë 16-vjec (është lindur më 14.05.1991). Djaloshi shqiptar autor i 8 golave në 12 ndeshje luan për ekipin e famshëm zvicerian FC Basel, por me moshat U-16. Mesfushori Pepsi (një tjetër tip "Maradone shqiptar") , prej tetë vjetësh të Akademia e Baselit (që nga mosha tetë vjec) vlerësohet nga trajneri i tij, Werner Mog si një nga kontribuesit më të rëndësishëm në 11 fitoret (dhe 1 barazim) në 12 takimet e fazës së parë, madje e konsideron shqiptarin një pasues të denjë të emrave të famshëm të dalë nga Akademia e Futbollit të FC Basel si janë vëllezërit Degen, Frei, Streler, etj., të cilët aktivizohen në nivelet e larta të futbollit profesionist.
Florenti në repertorin ka gola kundër Ferencbaroshit, në Kampionatin Europian të ekipeve të moshës U-16, të zhvilluar në Pragë të Cekisë, ku FC Basel zuri vendin e dytë. Pepsi ka luajtur kundër formacioneve të moshave të Mancester Junaitid, Celsit, teksa goli i tij kundër Hertës së Berlinit në Kampionatin Botëror të 20 ekipeve të nga shkollat më të mëdha të futbollit, në të cilin FC Basel u rendit në vendin e 11, mbahet mend prej "skautistëve" të apasinuar pas talenteve.
Në datën 18 shkurt Pepsi do të niset së bashku me skuadrën e tij një grumbullim një javor në Turqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›