E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A, vetëm 6 stadiume brenda normave ndërkombëtare

Albania-Sport - Gjashtë stadiume futbolli të ekipeve italiane të Kategorisë së Parë, janë konform normave të kërkuara nga qeveria të mërkurën në mbrëmje për të luftuar ndaj dhunës, bënte të ditur të enjten shtypi italian.
Këto stadiume janë ato të Romës, Kaljarit, Xhenoas, Palermos, Sienës e Torinos, sipas gazetave italiane. Tre të tjerë, ato në Mesina, Parma e Rexhio Kalabria, janë "pranë këtyre normave", ndërkohë që, në Milano, do të vazhdojë inspektimi për të kaluar në këtë kategori.
Rregullat për cdo stadium me mbi 7500 vende, janë që numri i biletave të jetë i njëjtë me atë të vendeve, të kenë sistem video-survejimi të brendshëm e të jashtëm, një postë policie, etj.
Kampionati i futbollit, i pezulluar të premten pas dhunës, do të rinisë të shtunën e të dielën dhe të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 15.00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›