Krijimi i Komitetit të Standardeve të Kontabilitetit
13/07/2009 Bordi i Monitorimit
Bordi i Monitorimit zhvilloi një takim javën e kaluar ku u shpreh mbështetja për përpjekjet e Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit për të rishikuar në mënyrë të hollësishme Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar të lidhura me instrumentet financiarë. Ky Bord, mbështet gjithashtu skedulin ambicioz të afateve, për të dhënë rezultate deri në fund të këtij viti. Veprimet e Bordit vijnë si përgjigje ndaj propozimeve të krerëve të G - 20 në deklaratën e prillit 2009 ku theksohej se “hartuesit e standardeve të kontabilitetit duhet të punojnë në mënyrë urgjente me mbikëqyrësit dhe rregullatorët, për të përmirësuar standardet mbi vlerësimin e parashikimin dhe të arrihet në hartimin e një pakete të vetme standardesh globale të kontabilitetit me cilësi të lartë” dhe të “reduktojë kompleksitetin e standardeve të kontabilitetit për instrumentet financiare”. BSNK duhet të gjejë mënyra për të zgjeruar më tej dialogun e tij teknik me autoritetet përkatëse, rregullatorët e tregjeve dhe aktorë të tjerë të lidhur me çështjet e raportimit të institucioneve financiare. Bordi i Monitorimit beson se informacioni që rrjedh nga një zgjerim i dialogut me palët e angazhuara, të cilat ndikohen nga çështjet e raportimit të institucioneve financiare, mund të kontribuojë pozitivisht në zhvillimin SNFK - ve.