E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijimi i qeverisë së re, Venizelos i kthen mandatin Papuliasit

Venizelos ishte kreu i tretë dhe i fundit i një partie, i cili u përpoq, megjithëse pa sukses, të krijonte koalicion të qëndrueshëm qeveritar, pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës së kaluar, ku asnjë prej konkurentëve nuk mori shumicën e nevojshme për formimin e një qeverie.
       
Presidenti Papulias tashmë pritet që me datë 14 Maj të mbledhë të gjithë liderët e partive politike në përpjekje për të krijuar një qeveri të bashkimit kombëtar. Nëse edhe presidenti dështon në përpjekjen e tij, Greqia mund të shkojë në zgjedhje të reja. N shtetin fqinj tashmë ka filluar të flitet edhe lidhur me datat që do të mbahen zgjedhjet e reja. Sipas “The Economist” ato mund të mbahen me 10 ose 17 qershor.

Sipas një sondazhi të publikuar dje, nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme, koalicioni radikal i majtë, Syriza do të merrte plot 28% të votave nga 17% që mori më 6 maj. Kjo do të bënte që kryeministri i ardhshëm i Greqisë të bëhej Aleksis Cypras (në koalicion me një parti tjetër), i cili kundërshton masat shtrënguese./Start/

                                                                                             2012-05-12 14:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›