Krijohet Koalicionin për mbështetjen e Fëmijëve në Zonat e Përmbytura

Tiranë, 12 janar, NOA - Njësia Bashkiake Nr.
10 Tiranë, Këshilli Rinor Shqiptar dhe Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve kanë
krijuar Koalicionin për Mbështetje Sociale të Fëmijëve në Zonat e Përmbytura
(KMSF), si shenjë solidarizimi me bashkëqytetarët në zonat e Veriut që janë përmbytur.
Ky koalicion konsideron të nevojshme krijimin e një skuadre operative në terren
me vullnetarë të KMSF-së, e cila do të ofrojë mbështetjen sociale dhe aktivitete
rekreative për fëmijë. Si edhe organizimin e një fushate solidariteti me
komunitetin e Njësisë Nr. 10 dhe më gjerë, për dhurimin e librave për fëmijë,
lodra, materiale didaktike dhe sportive si dhe librave shkollorë (si një nevojë
për dëmet e konstatura në ditët e fundit nga koordiantoret e Këshillit Rinor në
zonat e përmbytura).
Për realizimin e këtyre objektivave, sot do të
zhvillohet edhe mbledhja e parë e këtij organizmi për të ndërmarrë hapat
konkrete mbi mbështetjen sociale të fëmijëve në zonat e përmbytura.
n.e/NOA