ISKSH: Vazhdon shërbimi shëndetësor 24 orë në zonat e përmbytura
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor po ndjek nga afër situatën në zonat e përmbytura. Sipas drejtorisë rajonale të Sigurimeve Shëndetësore Shkodër, situata në këtë zona paraqitet pothuajse e normalizuar kështu në komunën e Dajç vazhdon shërbimi 24 orësh, në Qendrën Shëndetësore Dajç sipas grafikut, dhe në Qendrën Shëndetësore Pentar. ISKSH bënë me dije për median se nuk ka rritje të sëmundshmërisë, si dhe është bërë furnizimi me
medikamente e nevojshme për përballimin e situatës në rast nevoje, gjithashtu ISKSH, bënë me dije se gjatë këtyre ditëve është bërë e mundur dhe ndërrimi i stafit mjekësor me mjete lundruese të ushtrisë. E njëjta situatë paraqitet dhe në komunat Ana e Malit, Gur i Zi, Bërdicë, Velipojë, Bushat etj. Ndërsa përsa i përket masave të marra për pritjen e popullatës së evakuar situata paraqitet si: Në konviktin e shkollës Pedagogjike ku janë të strehuar 5 persona të ardhur nga Komuna Bërdicë, situata shëndetësore paraqitet e qetë. Në konviktin e shkollës Industriale janë të strehuar 226 persona. Në konviktin e shkollës Artistike janë strehuar 58 persona të lagjes Kiras e qytetit. Në ambientet e Hotel-turizmit Shkodër ku janë të strehuar 70 persona, nuk ka probleme shëndetësore. Në ambientet e repartit ushtarak Rrenc janë të strehuar 150 persona.
Last Updated on E Hene, 11 Janar 2010 21:48