E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata e gripit, një grua shtatzënë rëndë në Sanatorium

Tiranë, 12 janar, NOA Nga Blerina Ahmetaj - Ulja e ndjeshme
e temperaturave gjatë këtyre ditëve ka favorizuar më tej situatën gripale në
vendin tonë. Sipas të dhënave më të fundit nga dy spitalet e mëdha në Tiranë, Qendra
Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe Sanatoriumi, çdo ditë në urgjencat e
tyre paraqiten rreth 20 raste me grip, ku dominuese sipas mjekëve vazhdon të
mbetet gripi AH1N1.

Sipas informacioneve të marra nga reanimacioni i
Sanatoriumit, aktualisht janë dy raste të rënda ku më problematike paraqitet një
grua shtatëzënë e ardhur nga Korça e dyshuar se është e prekur nga gripi i
derrit.

Gruaja shtatzënë në javën e 31-të, po merr trajtim të
specializuar në reanimacion, përmes aparaturave respiratore.

Ndërsa rasti tjetër sipas mjekëve është më i stabilizuar,
por ende në rrezik për jetën.

Nga spitali Infektiv i QSUT-së raportohen dy raste të rënda
por të stabilizuara tashmë. Mjekët infeksionistë në Spitalin Infektiv thonë se çdo
ditë në këtë spital paraqiten dhjetëra raste me AH1N1, të cilat i përkasin moshës
20 deri në 40 vjeç.

Në të gjithë vendin mendohet të jetë rritur numri i të
prekurve me AH1N1 ndërkohë që vihet re një numër i pakët qytetarësh që kanë
pranuar të aplikojnë vaksinën kundër gripit të derrit e cila gjendet prej disa
javësh në qendrat shëndetësore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›