E Diel, 1 Nëntor 2026

Cirku pranë sheshit Nënë Tereza shkakton kaos në qarkullimin e mjeteve

Bashkia ka bllokuar mbi 60 % të sheshit Nënë Tereza për cirkun e huaj Sheshi Nënë Tereza, është kthyer në një makth për drejtuesit e automjeteve, si dhe për këmbësoret të cilët duhet të përballen me pellgjet e ujit në mes të Tiranës. Sikur të mos mjaftonte sheshi Skënderbej, tashmë atyre u janë shtuar dhe gropat, trafiku si dhe çorientimi në sheshin Nënë Tereza, të gjitha këto probleme e sidomos kaosi që shkaktohet në trafik, për shkak të ngushtimit të hapësirës së sheshit, qytetarët e kanë peshqesh nga Bashkia e Tiranës.

Pasi, fal kësaj të fundit në sheshin Nënë Tereza është ngritur një Cirkë me rastin e festave të fund vitit, që sipas të dhënave të gazetës do të qëndroj aty deri në unë të këtij muajit. Kështu ky shesh nga katër korsi që ka qenë është kthyer në një korsi të vetme duke bërë sa me të vështir trafikun në këtë zonë. Pra janë të detyruar të përballen me trafikun në këtë shesh deri në fund të muajit, pasi leja që bashkia i ka dhënë këtij cirku për të ushtruar aktivitetin e tij në mes të Tiranës përfund në datë 25 janar të këtij viti. Megjithatë Bashkisë së Tiranës, përveç problemeve të lartë përmendura duket se nuk i ka interesuar aspak fakti që për tu ngritur këto çadra në sheshin Nënë Tereza, do të shkatërroheshin pllakat, ose ka qenë qëllimisht lejimi i cirkuit në shesh. Në të gjithë sheshin pllakat janë shpuar, për të ngulur mbajtëset e Çadrave (120 kunja). Pra sheshi Nënë Tereza, mund të quhet pa frikë pasues i sheshit Skëndërbej, ku Bashkia e Tiranës investon për ta shkatërruar dhe jo për ta rregulluar. Shkatërrimi i sheshitBashkia e Tiranës ka shkatërruar plotësisht sheshin Nënë Tereza. Ky shesh mund të konsiderohej në të paktat hapësira të kryeqytetit që po i rezistonte shkatërrimit dhe mungesës së investimeve. Por një vendim abuziv i Bashkisë së Tiranës për të lejuar aty vendosjen e një cirku, e ka shkatërruar tërësisht atë. Pllakat e këtij sheshi janë shkatërruar nga ngulja e 120 kunjave që mbajnë çadrat. Përpos këtyre edhe gjashtë trarë me një diametër prej 50 centimetrash janë vendosur në brendësi të çadrave duke shkatërruar një hapësirë jo të vogël të këtij sheshi. Ky vendim i papërgjegjshëm i kryebashkiakut Rama do ti kushtojë shtrenjtë xhepave të qytetarëve, pasi sheshi Nënë Tereza, pas zhvendosjes së këtij cirku nuk do të jetë më funksional dhe do të kthehet në një gjendje tepër të mjerueshme. Dëmtimi i pllakave është i pariparueshëm, pasi ato janë pllaka bitumi që janë vendosur që në kohën e sistemit socialist. Por përveç shkatërrimit, drejtuesit e bashkisë nuk kanë menduar që zënia 60 % e këtij sheshi nga çadrat e një cirku, që asnjëherë nuk ka qenë për kënaqësinë e qytetarëve, do të shkaktonte konfuzion në trafik. Për shkak të bllokimit të tij, Policia Rrugore është detyruar që aty të lërë në shërbim disa policë, me qëllim që të normalizojnë trafikun. Nga ana e Universitetit të Tiranës dhe Rektoratit, mund të kalojë vetëm një mjet, dhe nëse autobusi i linjës Tiranë e Re- Unazë e Re do të qëndrojë në stacion, atëherë trafiku do të bllokohet për minuta me radhë, deri sa autobusi të lëvizë sërish. Problemi Çadra të ngritura përpara Universitetit të Tiranës prej më shumë se një muaji, kanë shkaktuar jo pak shqetësim për drejtuesit e universitetit si dhe për qytetarët. Por një tjetër problem që Bashkia e Tiranës i ka sjell qytetarëve duke dhënë leje qëndrimi Cirkut është dhe kaosi që shkakton në trafik. Tashmë drejtuesit e mjeteve duhet ta mendojnë mirë për të kaluar në këtë shesh. Bashkia e Tiranës si institucion që duhet të mbroj Kryeqytetin në abuzime që bëhen në të, investon vetë për të prishur infrastrukturën rrugore në një ndër sheshet më kryesore të kryeqytetit. Gjithashtu duke marrë parasysh se bashkia ka kompetenca për të mos e lejuar ngritjen e një cirku privatë në sheshin Nënë Tereza ajo ka bërë të kundërtën. Duke nxjerrë përfitime në favor të bashkisë e ka lejuar Cirkun e huaj privat të funksionojë në mes të Tiranës, duke shkatërruar kështu të gjithë infrastrukturën rrugore në sheshin Nënë Tereza. Nga një vëzhgim i bërë nga gazeta rezulton se të gjitha pllakat e shtrimit në këtë shesh janë të coptuar, kjo për faj të bashkisë e cila i ka dhënë leje dhe ka lejuar funksionimin e cirkut për dy muaj. Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›