Gjermania i vë kyçin lojërave të fatit

Duke pasur qëllim mbylljen e këtyre salloneve edhe gjatë ditës, shteti gjerman kërkon të shpëtojë të rinjtë nga vartësia e krijuar nga përdorimi i lojërave të fatit. Ndërsa kompanitë drejtuese të këtyre makinave pohuan se do të hedhin në gjyq bashkitë e qyteteve që kanë praktikuar diçka të tillë me akuzën e humbjes së përfitimeve nga këto makina.
Bëhet e ditur se 16 qytete të Gjermanisë planifikojnë të vendosin rregulla të rrepta për sa i përket menaxhimit të më shumë se 10 mijë salloneve të lojërave të fatit të financuara nga kompani private. Një pjesë e madhe e këtyre salloneve mund të mbyllen për shkak të kalimit të kohës 5-vjeçare të lejes së përdorimit. Krahas kësaj pritet që këta sallone të qëndrojnë të mbyllura në orare të caktuara gjatë ditës dhe në hyrje të sallonit të vendosen rregullat që duhet të plotësojnë personat që frekuentojnë sallonin.
Sipas lajmeve të një prej gazetave më në zë të Gjermanisë, Süddeutsche Zeitung, bëhet e ditur se bashkitë e qyteteve tashmë po i japin lustrën e fundit ligjit të përgatitur për kazinotë, sallonet e lojërave të fatit, loto, toto dhe bastet sportive. Me anë të këtij ligji shteti gjerman kërkon të fokusohet mbi shumë kompani të mëdha të cilat zotërojnë dhe lejen e hapjes së një aktiviteti të tillë. Normalisht një sallon duhet të ketë maksimumi 12 makina lojërash. Por bëhet e ditur se numri i makinave është më i madh dhe nuk zbatohen rregullat e vendosura. Ndërkohë që theksohet se nuk do të lejohet diçka e tillë, qytetet dhe bashkitë pohojnë se kanë marrë një vendim për të mbrojtur të rinjtë dhe popullin nga vartësia e lojërave të fatit.
Më shumë se 300 mijë frekuentues
Drejtori i përgjithshëm i Zyrës së përdoruesve të lojërave të fatit Bavyera, Andreas Czerny deklaroi se vendimi i marrë nga njësitë vendore është i drejtë dhe i pranueshëm. Duke theksuar se në Gjermani ka më shumë se 300 mijë të varur (frekuentues) të rregullt të lojërave të fatit, Czerny u shpreh i shqetësuar për marrjen me vonesë të këtij vendimi dhe se një vendim i tillë mund të pasqyrojë ndikimin e tij në vitet e ardhshme.
Ky projekt zgjoi debate në sektorin e lojërave të fatit. Drejtori i shoqatës së industrisë së lojërave të fatit, Paul Gauselmann bëri të ditur se sektori ka marrë një goditje të fortë, do të hapen gjyqe dhe do të aplikohet edhe në Gjykatën e Lartë Federale. Pronari i sallonit të dytë më të madh të lojërave të fatit në Gjermani, Ulrich Schmidt e komentoi ligjin si një zhdukje të sektorit. Schmidt akuzoi bashkitë duke pohuar se me mbylljen e 100 mijë makinave nga 150 mijë të tilla, do të humbin më shumë se 10 miliardë euro kapital./Start/A.K/
2011-05-06 19:04