Në nëntor ndryshon sistemi i menaxhimit të territorit
27/08/2009 Modernizimi
Sistemi i menaxhimit të territorit do të pësojë një ndryshim rrënjësor brenda muajit nëntor. Qeveria planifikon të ngrejë Agjencinë Kombëtare për Planifikimin e Territorit, e cila do të funksionojë në bazë të Regjistrit Elektronik të Planifikimit të Territorit, bazuar në ligjin e ri për planifikimin e territorit. Ky ligj është miratuar në prill të këtij viti, ndërsa ky sistem po realizohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Ai parashikon modernizimin e planifikimit të ndërtimeve dhe reduktimin e mundësive për korrupsion në planifikimin e territorit apo në dhënien e lejeve për ndërtim. Me sistemin e agjencisë dhe regjistrit kombëtar synohet që të reduktohet numri i procedurave të miratimit të lejeve të ndërtimit nga 24 në 4 dhe reduktimi i kohës mesatare për miratimin e lejes së ndërtimit në vetëm 30 ditë. Programi do të zhvillojë, testojë dhe instalojë në një agjenci qendrore për planifikimin e territorit dhe në pesë bashki përfshirë Tiranën, një Regjistër Elektronik, i cili do të përfshijë një portal me informacion mbi rregullat për planifikimin e territorit dhe procedurat për dhënien e lejeve të ndërtimit në të gjitha bashkitë, si dhe një mekanizëm për ndjekjen dhe inspektimin e procesit të lejeve.