E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi i shtetit, datat e sesionit të dytë për infermierët

Urdhri i Infermierit publikon datat e sesionit të dytë të provimit të shtetit. Ato nisin nga 4 deri më 20 maj. Për të sapodiplomuarit në Infermieri do të ketë 7 ditë të ndryshme për të dhënë testimin.  Të gjithë ata profesionistë, duke u nisur nga infermierët, mamitë, fizio-terapistët, teknikët e laboratorit, ata të logopedisë dhe imazherisë, do ti nënshtrohen provimit të ri të shtetit pasi kanë kryer praktikën profesionale prej tre muajsh, deklaroi kreu i UISH, Sabri Skënderi. Kandidatët do të bëjnë fillimisht regjistrimin pranë Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, i cili më pas e çon listën e këtyre profesionistëve te Agjencia Kombëtarë e Provimeve të Shtetit për dhënien e provimit. Aktualisht, ne si UISH gjendemi në fazën e përfundimit të listës dhe e kemi nisur atë pranë kësaj agjencie, e cila ka përcaktuar tashmë edhe datat e provimit të shtetit, tha Skënderi. Kështu që, sipas tij, profesionistët që kanë mbaruar teknikën profesionale, ata që kanë mbaruar shkollën në vitin 2010, por edhe në vitin 2011, kanë të drejtën e tyre të regjistrohen pranë Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë dhe ta japin provimin në muajin maj sipas datave të caktuara. Por, këtë të drejtë e kanë edhe ata që janë rrëzuar në provimin e parë apo nuk kanë hyrë fare në të, tha Skënderi. Ai u  bëri thirrje të gjithë teknikëve të laboratorit, teknikë të imazherisë apo logopedistëve që kanë përfunduar studimet në vitin 2011, tu drejtohen zyrave të UISH-së për të bërë regjistrimin dhe të fillojnë praktikën profesionale me mbikëqyrje dhe në përfundim të saj, ti nënshtrohen provimit të shtetit. Ndërsa lidhur me ato probleme që kemi pasur për provimin e parë, saktësisht të tezave që u paraqitën gjatë tij, ne i kemi bërë me dije pranë Ministrisë së Arsimit dhe fakulteteve të infermierisë, e jemi duke punuar me to, që testi i radhës për provimin e shtetit të jetë sa më i përshtatshëm dhe tu përgjigjet kërkesave të kohës, përfundon Skënderi.

Provimi i shtetit
Datat: maj 2012

Fizioterapi
4 maj
Mami
7 maj

Infermieri
14 maj
15 maj
16 maj
17 maj
18 maj
20 maj
22 maj

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›