E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parauniversitari, opozita: Ligji joreal

Tafaj dje gjatë Komisionit të Arsimit dhe Medias

Debate në Komisionin e medias. Tafaj prezanton ndryshimet: Projektligji garanton zhvillimin e arsimit.

Shamku: Favorizon emërimet politike dhe konfliktin e interesit.

Projektligji  për arsimin parauniversitar është bërë dje objekt debatesh e akuzash të forta në Komisionin e Arsimit dhe Medias.
Opozita akuzoi Ministrinë e Arsimit për abuzime me tekstet shkollore dhe hartimin e një ligji që lë hapësirë për emërime politike në radhët e drejtuesve të shkollave. Deputetët e majtë kanë kundërshtuar disa pjesë të draftit, duke vënë theksin te mungesa e kostos financiare. Sipas tyre, ligji është joreal në mungesë të saj. Deputetja Valentina Leskaj e konsideroi atë jo real dhe pa vizion në zhvillimin e arsimit. Ligjit i mungon fatura financiare. Ju e dini që pa të ai smund të kalojë në Parlament. Ai ligj që ka një kosto. Unë besoj që, në qoftë se ju nuk jeni sot në gjendje që të jepni një faturë financiare, për këtë projektligj, ky projektligj nuk mund të kalojë në Parlament, tha Leskaj. Ajo kërkoi që ministri të shpjegonte mënyrën si do të përballohet shtesa e arsimit parashkollor, shtesa e arsimit të orientuar apo çështja e trajnimit. Sepse jua thashë më përpara, deri tani buxheti ka shkuar poshtë. Thotë që trajnimi pa buxhet është shumë vështirë për t’u bërë. Çështja tjetër, në qoftë se jeni në gjendje të jepni një përgjigje, ka të bëjë me shmangien e politizimit, tha Leskaj.
Emërimet politike
Dy nenet që parashikojnë emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave dhe mësuesve, shkaktuan gjithashtu debate. Në fakt, në të gjitha procedurat e shkarkimit, drejtori nuk mund ta shkarkojë mësuesin pa marrë pëlqimin e Komisionit. Dhe ligji e shkruan këtë. Duhet të marrë pëlqimin e Komisionit dhe shkarkimi i mësuesit bëhet sipas këtij ligji. Ky është një status, i cili është krejtësisht i ngjashëm me statusin e nëpunësit civil”, tha Tafaj. Deputetja Ledi Shamku akuzoi për kapilarizim të frikshëm të diktatit politik për mënyrën si do emërohen e shkarkohen krerët e shkollave. Në momentin që ju keni lënë vendin bosh, atëherë ju mund të zgjidhni ta kryesojë drejtori i Drejtorisë Arsimore që bën përzgjedhjen e bordit, që zgjedh të përzgjedhurit politikë. Nuk ju duket se në këtë mënyrë keni gjetur rrugën më të sigurt, meqë jemi dhe para zgjedhjeve për ti bërë çdo mësuesi që ta ketë të kërcënuar vendin e punës.
Abuzimet me tekstet
Në Komision u hodhën akuza për këshilltarin e Kryeministrit, Bardhyl Musai, për abuzime me tekstet. “Këshilltari i Kryeministrit, zoti Bardhyl Musai, përveçse bën tekste, nga e para deri në klasën e 12-të dhe është autor tekstesh dhe është në konflikt të pastër interesi, me pëlqimin tuaj, vërej që keni lënë një dyzim edhe për agjencitë private dhe atëherë a mund t’i shpjegoni dot këtij Komisioni përse ia keni thjeshtuar kaq shumë rrugën këshilltarit të Kryeministrit, i cili ka më se 6 vjet që ofron trajnime të mësuesve dhe të drejtorëve, ndërkohë që ende nuk është bërë”, tha Ledi Shamku. Ministri Tafaj nga ana e tij u shpreh se ka një rregullore për konfliktin e interesit, që ndiqet me përpikëri. “Sipas kësaj rregulloreje, të gjithë nëpunësit e Ministrisë dhe të agjencive vartëse, janë të deklaruar për mungesë të konfliktit të interesit. Për këtë çështje ju mund të kërkoni sqarime dhe mund të japim sqarime me shkrim”, tha Tafaj. Ndërkohë, deputeti socialst Fatmir Toçi u shpreh se tekstet alternative janë kthyer në monopole miliona eurosh përfitimi nga qeveritarët. Mund ta themi hapur që afër kryetarit të shtetit shqiptar, apo një prej zëvendësve tuaj, që është emëruar tani rishtas. Është autor i pesë teksteve, është zëvendësministër i Arsimit dhe tekstet e tij me siguri që do të jenë më precedencë në përzgjedhje, ku menaxhohet rreth 4-5 milionë euro që ka të bëjë prodhimi i teksteve shkollore dhe tani është më shumë për shkak të teksteve alternative, të krijohej mundësia me këtë rast, të fitonin një rrjet të tërë librarish edhe titujt artistikë e shkollorë në të gjithë vendin”, tha deputeti socialist, Fatmir Toçi.

Debatet ne komision
Valentina Leskaj:

Ai ligj që ka një kosto. Unë besoj që, në qoftë se juve nuk jeni sot në gjendje që të jepni një faturë financiare për këtë projektligj, ky projektligj nuk mund të kalojë në Parlament. Unë, zoti ministër, do t’ju vë në dispozicion një letër që më ka dërguar një djalë, i cili ka mbaruar arsimin e lartë. Si do ta përballoni shtesën e arsimit parashkollor, si do ta përballoni shtesën e arsimit të orientuar, që pretendoni, apo si do ta përballoni çështjen e trajnimit, sepse jua thashë më përpara, deri tani buxheti ka shkuar poshtë Thotë që trajnim pa buxhet është shumë vështirë për t’u bërë. Çështja tjetër, në qoftë se jeni në gjendje të jepni një përgjigje, ka të bëjë me shmangien e politizimit.

Myqerem Tafaj:
Në të gjitha procedurat e shkarkimit, drejtori nuk mund ta shkarkojë mësuesin pa marrë pëlqimin e Komisionit. Dhe ligji e shkruan këtë. Duhet të marrë pëlqimin e Komisionit dhe shkarkimi i mësuesit bëhet sipas këtij ligji. Ky është një status, i cili është krejtësisht i ngjashëm me statusin e nëpunësit civil

Ledi Shamku:
Këshilltari i Kryeministrit, zoti Bardhyl Musai, përveçse bën tekste, nga e para deri në klasën e 12-të dhe është autor tekstesh e është në konflikt të pastër interesi, me pëlqimin tuaj, vërej që keni lënë një dyzim edhe për agjencitë private dhe atëherë a mund t’i shpjegoni dot këtij Komisioni, përse ia keni thjeshtuar kaq shumë rrugën këshilltarit të Kryeministrit, i cili ka më se 6 vjet që ofron trajnime të mësuesve dhe të drejtorëve, ndërkohë që ende nuk është bërë.

Myqerem Tafaj:
Sipas kësaj rregulloreje, të gjithë nëpunësit e Ministrisë dhe të agjencive vartëse janë të deklaruar për mungesë të konfliktit të interesit. Për këtë çështje ju mund të kërkoni sqarime dhe mund të japim sqarime me shkrim

Fatmir Toçi:
Mund ta them fare hapur, njerëz që janë në stafin e afërt të kryetarit të shtetit shqiptar, apo një prej zëvendësve tuaj, që është emëruar tani rishtas. Është autor i pesë teksteve, është zëvendësministër i Arsimit dhe tekstet e tij, me siguri që do të jenë me precedencë në përzgjedhje, ku menaxhohet rreth 4-5 milionë euro që është prodhimi i teksteve shkollore dhe tani është më shumë për shkak të teksteve alternative, të krijohej mundësia me këtë rast, të fitonin një rrjet të tërë librarish edhe titujt artistikë e shkollorë në të gjithë vendin.

Ndryshimet në ligj

Nivelet e arsimit
Arsimi parashkollor
Arsimi parashkollor ndiqet nga fëmijët e moshës nga tre deri në gjashtë vjeç. Fëmijëve të moshës pesë vjeç u mundësohet ndjekja e klasës përgatitore edhe  pranë shkollave të arsimit bazë, me synim integrimin në arsimin e detyruar.
Arsimi bazë
Arsimi bazë përfshin arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. Arsimi fillor përbëhet nga gjashtë klasa, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë. Arsimi i mesëm i ulët përbëhet nga tri klasa, nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë.
Arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë shtetas shqiptarë me banim në Republikën e Shqipërisë nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç,  me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj.
Arsimi i mesëm i lartë
Arsimi i

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›