Mediu: Pastroni zonat bregdetare
Apel pushtetit lokal për marrjen e masave në zonat bregdetare. Gjendja është alarmante. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu zhvilloi dje një takim në Lezhë me drejtuesit e pushtetit vendor në këtë qark, ku është diskutuar menaxhimi i mbetjeve dhe angazhimi për pastrimin e territorit. Ai kërkoi ngritjen e logjistikës dhe përcaktimin e venddepozitimit të mbetjeve për çdo njësi vendore. Situata është jashtëzakonisht shumë e vështirë prandaj kërkon një angazhim serioz në të gjitha nivelet. Mendoj që asnjë kryetar bashkie apo komune nuk mund ta quajë punën e plotësuar pa filluar dhe trajtuar si element të parë e shumë të rëndësishëm, çështjen e trajtimit të mbetjeve për të mbajtur pastër komunën apo qytetin. Çdo komunë duhet të ketë pikën e saj të venddepozitimit, tha Mediu.