Krijuesi që e bën të ngrohtë edhe të kaltrën
Arsim Kajtazi *
Miqësia me Pashk Pervathin, edhe vetë nisma, i ka befasitë e fshehtësitë e bukura, me të gjitha veçantitë përcjellëse, por ka edhe me një emërues kuptimplotë: ka nisur përmes komunikimit me dashurinë e respektit ndaj artit. Ajo është më e gjerë e më e thellë se sa mund të thuhet me fjalë. Ka nisur shumë më herët, duke biseduar me veprën e tij dhe ndjej se po rritet e përdegëzohet si një pemë që ka stinët e saj të mbëltimit, bulëzimit, krijimit të frytit, pjekurisë dhe vjeljes. M1qësija me artin e Pashk Pervathit sado të duket e rastit më shfaqet si një legjendë e rinjohjes, e ndodhur disi ngjashëm vite e vite më parë. Lindi nga nevoja për ta mundur vakumin e distancës dhe vetmisë në dheun tonë që na krijoi, me qiellin tonë që na zgjon vizionin e shpresën për jetën në kohë e përtej kohe, në amshimin që e krijojmë edhe vetë me sublimimin e ndjenjës në art. është një miqësi e largësisë që aq të afërt na bën, është arti ai që i shkurton këto distanca, madje dhe ai i shfaqur në botën virtuale, ku megjithatë në një mënyrë mund të transmetohet e të kapet një pjesë e vlerës e begatisë së veprës. Arti bëhet urë miqësie. Dhe kjo e ka bukurinë e saj, kur shpie nga qëllimi final: takimin e drejtpërdrejtë me veprën dhe krijuesin e saj.
I kisha shkruar një përshtypje timen me pak rreshta dhe një mendim që provonte të kapë thelbin e kredos krijuese të Pashkut: “Unë edhe më herët, përmes botës virtuale të internetit kam pasur rast që të kontaktoj dhe të bej një “bashkëbisedim” me artin tënd tejet mbresëlënës! Kam pasur kënaqësi në ngrohtësinë e ngjyrave, edhe kur nga kontrastet e theksuara e shijoja harmoninë e drejtpeshuar”. Dhe vërtet më bëri për vete ngrohtësia në përdorimin e ngjyrave, edhe kur ajo rrezatonte intensivisht, dhe prirja për të krijuar një drejtpeshim të kontrasteve! Ishte kjo shpalosje e qasje, në të parë e rastit, që zgjoi dëshirën për bashkëbisedim më të çiltër, më të sinqertë, më të hapur e më të thellë. Kjo prirje e rrit miqësinë dhe e bën të njëmendët.
Pas këtij ndriçimi, kishte pllakosur nata e biseda, kishte vazhduar duket edhe në ëndërr dhe kah mëngjesi isha zgjuar dhe po shenjoja ca mendime e ide që më kishin ardhur diku midis ëndrrës e zhgjëndrrës. Tashmë i zgjuar po shpalosja ca përshtypje që kisha fituar gjatë shikimit të vëmendshëm të pikturave më te reja, që Pashku me kënaqësi përgatitet t´i ekspozojë.
I veçantë karshi emrave te shquar.
Fare spontanisht kisha shkruar në një fletë: Miqësia e distancës ka diçka mitike në vete “përtej 9 fushave, përtej 9 maleve përtej 9 deteve” e fokusohet me energjinë e gravitacionit të tokës dhe qiellit tonë që na bashkon në një qëllim: të mishërohemi me dashurinë e Zotit krijues dhe dashurinë e njeriut krijues! Zbërthehet e ndjehet në pikturë realiteti i subjektivizuar dhe hetohet hyrja në realitetin ëndërr! Befasitë e aventurës në botën e dritëhijeve dhe ashklat e dritës, të pleksura në begatitë e konfiguracionit relievor e pamjeve shumëngjyrëshe. Spikatën stinët e jetës. Stina e pjekurisë: vjeshta me tërë begatitë e saj. Po edhe stinët tjera janë aq të dashura, të gjitha të mishëruara në peizazhet e bukura e të veçanta shqiptare. Optimizmi i pleksur në to mëton që t´i shmanget deklarativizmit dekorativ, por të shumtën reflekton i zbërthyer sinqerisht në ngjyra e imazhe që flasin me një qartësi e pastërti që të mbushin me ngrohtësi emocionale. Ajo mbetet pikante dhe autentike edhe nëse të përkujton Pol Cezanne. Kjo valë ngrohtësie e krijuesit me nam na magjeps dhe na përshkon tek shijojmë pikturën e Pashkut, dhe megjithëkëtë pikëpjekje, ajo ka tingëllim origjinal, e pëlqyeshme edhe nga pamja edhe nga mesazhi estetik. Pashku kultivon frytshëm një ekpresionizëm bashkëkohor që ka për pikëmbështetje realitetin e perceptuar dhe përjetimin subjektiv në transponimin piktural, që ngadalë po kalon në një shprehje pikturale poetike ekspresive. Kjo pikturë kryesisht peizazhiste, sado që ka pikëtakimet e mundshme përngjasuese (Tadashi Asoma, Fritz Berberich, Kurt Freundlinger, Richard Poumelin) ajo është e veçantë në tematikë, në motive, në mënyrën e të shprehurit, në koloritin e kërkuar e të sublimuar në mënyrë kreative autentike. Kalimi nga realiteti i perceptuar, i transponuar si një ëndërr e jetuar, që gjakon modernitetin dhe bashkëkohësinë, ende sikur heziton të niset më guximshëm në rrugëtimin surreal, eksperimentimin kreativ bashkëkohor abstrakt. Zbërthimi i dritëhijeve të gjetheve të pemëve, (ato stërkala e ashkla drite), bota e larmishme e gurit nënujor dhe atij mbi ujë e tokë, janë shenja provuese udhërrëfyese: drejt synimit e rrugëtimit surrealist(Dali), përvoja e të cilit hetohet se është e reflektuar dhe e pleksur natyrshëm dhe me kujdes kreativ në pikturën e Pashkut, duke treguar kështu kualitete të sublimimit të përvojave të arrira krijese.
Thellësia, kaltërsia e ngrohtësia mediterane
Dhe tashmë po hetoj se ka nisur një bashkëbisedim më i thelluar me begatinë e bukurinë e tokës, ujit, qiellit dhe botës frymore të njeriut (veprës së tij) dhe të florës shqiptare. Vetëm një drejtpeshim emocional estetik në koloritin e begatë bën që në këtë kontrastivitet të rrezatojë ngrohtësi edhe e kaltra! Këtu është çelësi i magjisë së artit, kur ngjyra e dëgjon zërin e thellësisë emocionale të krijuesit. Dhe e ndjen ngrohtësinë e hijeve në piskun e verës, ngrohtësinë e së kaltrës në peizazhin bregdetar, të shtëpive në peizazhin e ftohtë dimëror, peizazhet urbane edhe pse nuk e ke njeriun në sfond, apo duke ecur rrugicave e rrugëve... Peizazhet me pamje bregdetare janë motive të preferuara, ku zë vend çiltëria, kthjelltësia, një meditim kreativ qetësues, që ka edhe një dimensionin transhedental, që sugjeron se Pashk Pervathi ka marrë në sy udhën e një ekspresionizmi simbolik surreal, që ushqehet me imagjinatë kreative. Me këtë prirje ai realitetin piktural e krijon dhe nuk e pasqyron sipas gjedhave tradicionale pikturale, tashmë është nisur në shtegtimin e ri, në udhëtimin metaestetik. Bota nënujore e gurëve në det shtë një tregues që po futet në lojën kerative variacionet tematike të gurëzve, guralecve, gurëve, shkëmbinjve apo thënë më një koncept-simbol guri). Dhe kjo lojë kreative gurin e bën të gjallë, e metamorfizon deri në simbol dhe metaforë lirike pikturale, duke sugjeruar se edhe ajo botë, ai realitet e ka një logjikë të qenësimit. Në qetësinë e thellë gjëllin loja dramatike kontrastive, që sa është spontane, e rastësishme po aq edhe e kodifikuar. Uniteti i të kundërtave, shkak dhe pasojë, këto baraspeshohen dhe krijojnë rrezatimin e drejtpeshimin emocional, koloristik meditaiv dhe përgjithësisht estetik. Bashkëjetojnë në miqësi mitike guri dhe uji, fortësia dhe fluidja, ashpërsia dhe butësia. Arketipet e qenësimit: ajri, zajrri, uji, toka, janë të sublimuara mjeshtërisht në veprën e Pashkut dhe sa janë përjetime personale, po aq janë kombëtare dhe me këtë energji ato po bëhen universale.
(*Studjues arti, Bad Dürkheim, Gjermani)