E Diel, 1 Nëntor 2026

Guardiola: “Me këtë ekip shkoj në fund të botës”



Arsenali dëshiron të përsërisë momentet e rikthimit të madh të javës së kaluar kundër Barcelonë dhe ta nxjerrë atë jashtë Ligës së Kampioneve me një fitore në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”. Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola dhe menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, janë të detyruar të bëjnë ndryshime në formacionin startues për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve. Barcelona do të jetë pa sulmuesin Zlatan Ibrahimovic dhe dy qendërmbrojtësit Zherad Pike dhe Karles Pujol, ndërkohë që Arsenali ka një listë të gjatë mungesash, përfshirë kapitenin Sesk Fabregas dhe sulmuesin rus Andrei Arshavin. Sezoni i Barcelonës do të vendoset këtë javë. Do të luajë të shtunën kundër Realit të Madridit, një ndeshje që do të vendosë edhe fituesin e kampionatit spanjoll, me të dy skuadrat që janë në krye me një numër të barabartë pikësh. Rafael Markez dhe Gabriel Milito, të cilët nuk e kanë filluar ndeshjen si titullar thuajse në dy vitet e fundit në Ligën e Kampioneve, janë më të mundshmit që do të vendosen në qendër, por edhe Jaja Ture, mund të luajë edhe pse ai u dëmtua në ndeshjen kundër Atletikos. Ture luajti si qendërmbrojtës në finalet e fituara të Barcelonës në Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Mbretit gjatë vitit të kaluar. “Unë mund të shkoj deri në fund të botës me këtë ekip”, - tha Guardiola që do të jetë edhe pa mesfushorin Andres Iniesta. Barecelona ka Lionel Mesin që u rikthye te goli për herë të parë pas katër ndeshjes pa gola, kur shënoi ndaj Atletikos golin e tij të 26-të në kampionat dhe të 35-in në të gjitha kompeticionet. Guardiola mund të hedhë në vijën e përparme Bojan Kërkiçin në vend të Ibrahimoviçit dhe jo Tieri Henrinë. Henri u kritikua për formën e tij, ndërkohë që Kërkiç shënoi dy gola kundër Atletikos. Mesi dhe Kërkiç mund ta shpërthejnë vijën e pasme të Arsenalit, me 35-vjeçarin Sol Kembell nga minutat e parë, pasi zëvendësuesi i Gallasit, Aleks Song u dëmtua të hënën. Detyra e Arsenalit është e madhe, pasi Barcelola ka shënuar 13 kundrejt dy golave të kundërshtarëve në “Cam Nou” në katër ndeshje me eliminim direkt nën drejtimin e Guardiolës, dhe ekipet e tjera janë ndjerë nën një presion të madh. “Ne jemi duke mbërritur në fund të sezonit dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Është një finale autentike”, - tha Guardiola. “Ne duhet të shkojmë në “Santiago Bernabeu” si gjysmëfinalistë të Ligës së Kampioneve”. Trajneri i Arseanlit, Venger, tha se Samir Nasri do të udhëheqë repartin ofensiv, ndërkohë që Teo Uallkot mund të luajë një pjesë të madhe të pasi startoi në ndeshjen e fundit të “Topçinjve” me një gol. “Teo ka një shans ta nisë si titullar ndeshjen, por ai edhe mund të futet sërish si zëvendësues dhe të bëjë diferencën”, - tha Venger. “Nëse rezultati do të jetë 0-0 kur do të duhen edhe njëzet minuta nga përfundimi, ne do të kemi nevojë për lojtarë që mund të bëjnë diferencën”. Uallkot duket se është kundërshtari më i frikshëm i Barcelonës. “Ai është më i shpejtë si i gjithi ekipi unë së bashku”, - tha Guardiola.

NDESHJA E PARË - Arsenali përmbysi dizantazhin e dy golave të Barcelonës, në një ndeshje dramatike kundër kampionëve në fuqi e Europës në “Emirates” të Londrës e të mbyllur në barazim 2-2. Pas një dueli tërheqës e loje më stil në fraksionin e një pjesë të parë pa gola, Zlatan Ibrahimoviçit ju deshën vetëm 23 sekonda lojë në pjesën e dytë për të dhënë avantazhin e merituar Barcelonës, duke mposhtur portierin e “Toçinjve’, Manuel Almunian. Ish-sulmuesi i Interit u bë edhe një herë tjetër protagonisti absolut i takimit, kur në minutën e 59-të dyfishoi shifrat pas një pune të bukur të Ksavi, duke detyruar gardianin e Arsenalit ta nxjerrë sërish topin nga rrjeta. Loja duket e mbaruar, ashtu si dhe kalimi i ëmbël i Barcelonës në katërshen më të mirë të Europës, por Teo Uollkot shpiku pas vetëm dy minutash pas golin e parë, që rikuperoi djemtë e Arsen Vengerit. Në minutën e 84-të, danezi Niklas Bendtner hodhi një top në zonë, qendërmbrojtësi i Barcelonës, Pujol shkaktoi faull ndaj Seks Fabregasit, duke u ndëshkuar me karton të kuq, ndërkohë që kapiteni i Arsenalit realizoi golin e dytë me penallti. Një përmbysje dramatike, por e merituar e “djelmoshave” të Arsenalit.

Barça-Arsenal, sfidë edhe me mungesat

Të dyja skuadrat kanë një listë të gjatë të lojtarëve të pezulluar dhe të dëmtuar

Nisur edhe nga barazimi 2-2 në ndeshjen e parë, Arsenali ka nevojë për një fitore, pasi kampionët në fuqi të Europës kanë avantazhin e golave të shënuar në fushën kundërshtare. “Ne kemi nevojë për të gjithë shpirtin që kemi”, - tha Venger. “Problemi më i madh që kemi është fakti se ne jemi shumë të shkurtër (me mungesa)”. Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve respektive të së shtunës në kampionatet e vendeve te tyre, me një Barcelonë të fuqishme që shkatërroi Atletikon e Bilbaos 4-1, ndërkohë Arsenali fitoi me një gol në kohën shtesë të Niklas Bendnerit në fitoren 1-0 ndaj Uolverhemptonit në Angli. Asnjë nga të dyja ekipet nuk ka aq shumë lojtarë të vlefshëm sa do të dëshironin. Fabregas theu këmbën e tij gjatë barazimit me penallti në ndeshjen e parë, edhe pse ish-lojtari i të rinjve të Barcelonës nuk do të kishte luajtur në ndeshjen e kthimit për shkak të plotësimit të kartonëve. Arsenali do të jetë gjithashtu edhe pa Arshavin, Uiliam Gallasin dhe Robin Van Persin, i dëmtuar prej një kohe të gjatë. Ibrahimoviç, i cili shënoi të dy golat e kundër Arsenalit në ndeshjen e parë, pati një dëmtim në kaviljen e djathtë, ndërkohë që Pike dëmtoi këmbë, sidoqoftë ai ishte ndërkohë i pezulluar për këtë ndeshje përkrah Pujolit. “Për çdo ekip të jetë pa dy mbrojtësit qendrorë, dy lojtarë që luajnë thuajse në çdo javë, ju e dinë se lojtarët e ndërtojnë ekipin rreth tyre dhe nuk është mirë për ata (Barcelonën), por është mirë për ne”, - tha sulmuesi i Arsenalit, Niklas Bendtner.

6 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›