E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentativa për vetëvrasje, shmanget tragjedia

Një burrë rreth moshës 40 vjeç tentoi sot të hidhej nga tarraca e një pallati pranë Ministrisë së Drejtësisë, bashkë me tre fëmijët e tij të mitur.
Pas negociatave me policinë, burri është bindur që të largohet nga tarraca dhe aktualisht situata është kthyer në normalitet.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjale për shtetasin Feriz Haxhia, nga Durrësi i cili ka ndërrmarrë këtë akt për shkak të moszgjidhjes se një problemi me pronat.
Ai dhe fëmijët mbanin në duar një letër ku kërkonin të merrte pronën që nuk i ishte kthyer prej 20-vjetësh.Letra i drejtohet ministrit të Drejtësisë, Bujar Nishani. "Ministrit të Drejtësisë, Bujar Nishani. Korrupsioni nga njerëz të veshur me petkun e pushtetit dhe vulën e shtetit që kanë grabitur pasurinë private kanë detyruar këta fëmijë të kalojnë në ekstrem. Kërkojmë drejtësi të menjëhershme dhe kërkesat e fëmijëve të plotësohen", thuhet në letër.

"ORA NEWS" transmetoi direkt dhe me pamje ekskluzive ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›