E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijuesit nga Diaspora ne Festivalin e VIII te Poezise ne Suedi

Malme 26 tetor NOA - Te shtunen me 30 tetor ne Malme te Suedise do te mbahet Festivali I VIII I Poezise dhe i Muzikes Krijuese te Shqiptareve ne Diaspore.

Kete manifestim te vetmin ne diasporen shqiptare e organizon Unioni i Shoqatave Shqiptare ndersa mesohet se ne Festivalin e VIII do te prezantohen 24 krijues letrare dhe muzikore shqiptare qe jetojne dhe krijojne ne disa shtete te Evropes por pjesa dominuese ne festivalin e sivjetshem jane nga Suedia.

Te gjitha punimet e prezantuara do te percillen nga Juria profesionale ndersa ne baze te vendimeve te kesaj jurie per krijimet me te dalluara organizatori do te ndaje shperblime ne te holla dhe shperblime te tjera.

Ne kuader te manifestimeve percjellese te Festivalit sivjet do te behet edhe promovimi i veprave letrare te Ismail Manxhukes Zyrafete Manajt dhe Qerim Raqit te tre krijuers letrare nga Suedia librat e te cileve jane botuar brenda dy festivaleve.

Festivalin e Poezise dhe te Muzikes Krijuese Shqiptare ne Diaspore tashme e ka futur ne Programin e vet edhe Ministria e Kultures e Kosoves perfaqesuesit e se ciles ministri per cdo vit e nderojne festivalin me pjesemarrje.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›