E Diel, 1 Nëntor 2026

Leo Mesi, klauzolë 250 milionë euro

Lionel Mesi, kandidati kryesor për fitimin e "Topit të Artë" dhe "Lojtari i Vitit" ka pranuar të zgjasë qëndrimin te Barcelona. Sulmuesi argjentinas bëhet në këtë mënyrë mes lojtarëve më të paguar në botë. Leo firmosi dje rinovimin edhe për dy vjet të tjera të kontratës që e lidhte me katalanët: marrëveshja e re zgjat deri në vitin 2016. Sipas burimeve ende të pakonfirmuara, rroga neto e yllit të skuadrës së Guardiolës do të jetë 10 milionë euro në vit (më shumë se Kristiano Ronaldo dhe Kaka, më pak se Eto‘o). Kjo ka sjellë në mënyrë të paevitueshme edhe rritjen e çmimit në klauzolën për prishjen e kontratës: klubet që dëshirojnë Mesin, tashmë duhet të paguajnë 250 milionë euro (klauzola e mëparshme ishte 150 milionë euro). Ndërkohë, Pele e ka vlerësuar maksimalisht argjentinasin, duke deklaruar se 22-vjeçari duhet të fitojë çmimin si "Lojtari më i Mirë në Botë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›