Krim në Shkodër, në kërkim autori
Disa të shtëna me armë zjarri në orët e vona të natës së mbrëmshme i kanë marrë jetën 49-vjeçarit Nail Grezda, dhe kanë plagosur mikun e tij Artur Kola, 38 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Nail Grezda pasi është transportuar me urgjencë në spital nuk ka mundur ti shpëtojë dot vdekjes dhe ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Personi që ka shtënë drejt tyre nuk është identifikuar ende nga policia, ndërkohë që janë ngritur të gjitha strukturat për kapjen dhe arrestimin e tij. Sipas policisë autori i krimit kishte zënë pritë në një kthesë në lagjen Dërgut të qytetit të Shkodrës me maskë dhe biçikletë. Ai ka shtënë ndaj tyre dhe më pas është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.