Milan lista e perforcimeve

Pasi kanë pranuar të shesin Zlatan Ibrahimoviç dhe Tiago Silvën te Paris Seint Zhermen për 62 milionë euro, tashmë te Milani po mendojnë si t’i investojnë paratë e siguruara nga shitjet.
Emrat e kandidatëve për të përforëcuar skuadrën janë të njohur: duke nisur nga Xheko e Tevez, e për të vazhduar me Rolandon, Destron ose Astorin për mbrojtjen. Merkato e kuqezinjve mendohet të bëhet konkrete të hënën, kur pritet që të zyrtarizohet trasferimi në Paris i Ibrahimoviç dhe Tiago Silvës.
Karlos Tevez është emri i parë në listën për repartin ofensiv. Argjentinasi është një prej të preferuarve të Galianit. Por, mes të pëlqyerve është edhe Edin Xheko, që te Milani e kanë kërkuar prej periudhës kur luante në Gjermani. Të hënën, menaxheri I boshnjakut pritet të takohet me Galianin.
Ndërkohë, 48 orë më pas, administratori i “Djallit” do të takohet edhe me menaxherin e Leandro Damiaos. Do të jenë thjesht bisedime dhe jo negociata, pasi Milani kërkon ti shpenzojë mirë paratë dhe pa investuar shifra të çmendura. Gjithashtu, në repartin ofensiv është përfolur edhe emri i Matia Destros së Sienës, pa harruar edhe Pacinin, të shpallur të padëshiruar te Interi.
Por, përveç zëvendësuesit të Ibrës, nevojitet edhe ai i Tiago Silvës. Kandidatët nuk mungojnë. Rolando është një alternativë, por Porto kërkon 15 milionë euro. Ndërkohë, kërkohet edhe Astori i Kaljarit, që vetëm pak ditë më parë ka refuzuar një ofertë nga Spartaku i Moskës.