Raporti i DASH Basha kundër SHBA-së: Shqipëria jo tranzit i drogës
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha hedh poshtë vlerësimin e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2009 i cili theksonte se Shqipëria mbetet një vend tranzit për trafikun e drogës. “Raporti vlerëson që Shqipëria nuk është më rrugë e preferuar e drogës në tranzit. Në raport thuhet se si rezultat i masave të marra nga qeveria shqiptare trafiku i heroinës ka pësuar rënie të ndjeshme vit pas viti. Aty konstatohet qartësisht se policia shqiptare sekuestron sasi të mëdha të heroinës dhe se sasia e heroinës afgane që mbërrin në brigjet italiane është minimale. Objektiviteti i këtij raporti konfirmon edhe një herë atë që kemi thënë se Shqipëria vit pas viti përmirëson indikatorët dhe ndan objektivat e saj për të qenë vendi më armiqësor ndaj këtij trafiku në rajonin e Ballkanit,- tha Basha.
Ndërkohë raporti i publikuar tri ditë më parë, evidentonte faktin se Shqipëria në vitin 2009 është konsideruar vend tranzit për drogat ndërsa theksonte rritjen e sasisë së lëndëve narkotike të bllokuara nga policia dhe rënien në minimum të drogës që ka arritur të kalojë në Itali nga Shqipëria. Gjatë komentit për raportin e Departamentit të Shtetit, Basha theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe narkotrafikut mbetet angazhim madhor i Ministrisë së Brendshme dhe i qeverisë shqiptare dhe se kjo luftë do të vazhdojë në mënyrë që edhe raporti i vitit që vjen të tregojë këtë përmirësim substancial që tregoi raporti i këtij viti. Deklaratat e Ministrit u bënë në konferencë shtypi në Tiranë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Tomisllav Karamarko.
Ky lajm është publikuar: 04/03/2010