E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimet e Maturës, pyetjet që duhet të mësoni për matematikën

Autori i Lajmit: Entela Duraj

Tashmë maturantët kanë nisur orët e konsultimit në shkolla për tu përgatitur për provimet e maturës. Pikërisht për tju ardhur në ndihmë nxënësve gazeta ”Ballkan” nis sot botimin e programeve orientuese për Maturën Shtetërore 2010 për provimin e detyruar të matematikës. Në këto programe janë temat dhe kapitujt ku secili maturant duhet të fokusohet për të mësuar për lëndën e matëmatikës. Këto programe orientuese u drejtohen në radhë të parë nxënësve dhe mësuesve, por ato vlejnë edhe për prindërit e drejtuesit e arsimit në nivel shkolle e rajoni. Për nxënësit, ato synojnë të orientojnë përgatitjen e tyre nëpërmjet përqëndrimit në konceptet, njohuritë, dhe shprehitë kryesore . Për mësuesit, ato synojnë të ndihmojnë organizimin e punës për përsëritjen paralele dhe për kontrollin përfundimtar të shkallës së formimit të nxënësve nëpërmjet dhënies së peshave të linjave të përmbajtjes .Ato synojnë gjithashtu edhe në përgatitjen e nxënësve me shprehitë e nevojshme për të punuar në testet me shkrim . Për prindërit,ato japin informacionin e nevojshëm për të ndjekur nga afër vëllimin e punës që kërkohet të bëjnë fëmijët e tyre,në mënyrë që ata të ndihmohen në respektimin e një regjimi të përshtatshëm ditor e afatgjatë. Për drejtuesit e arsimit të të gjitha niveleve, këto programe krijojnë mundësinë e verifikimit paraprak të shkallës së përgatitjes përfundimtare të nxënësve brenda një institucioni të caktuar shkollor, i cili mund të realizohet duke zhvilluar testime përmbledhëse. Hartimi i këtyre programeve synon gjithashtu: Të ndihmojë gjykimin për kurrikulin ekzistues; Të pasqyrojë rezultate të cilat do t i shërbejnë nxënësit për të përzgjedhur vazhdimin e shkollimit ; Tu japë mësuesve informacionin e nevojshëm për të përmirësuar mësimdhënien. Përgatitja e nxënësve për provimet e pjekurisë duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe duke përdorur një la rmi metodash,procedurash e mjetesh. Në këtë kuadër është e dobishme praktika e të mësuarit nga nxënësit të teknikave për vetëvlerësim. Gjatë punës me këto programe kujdes duhet t i kushtohet përvetësimit të koncepteve dhe metodave kryesore të lëndës,si bazë e formimit të nxënësve.Në këtë kuadër, duhet të mbajmë parasysh se nuk ka rëndësi riprodhimi i përmbajtjes lëndore dhe zbatimi mekanik i saj,nëse nxënësi nuk ka të qartë thelbin e saj dhe nuk është i aftësuar për ta zbatuar atë në situata të larmishme,qoftë edhe të thjeshta. Gjatë punës për përgatitjen e nxënësve për provimet e Maturës Shtetërore,është e rëndësishme që herë pas here mësuesi të zhvillojë testime të nxënësve të tij me teste që mund t i hartojë vetë.Gjatë hartimit të tyre duhet mbajtur parasysh pesha për çdo linjë të përmbajtjes si edhe përfshirja e kërkesave të tre niveleve të vështirësisë, në raportet 2:2:1(duke filluar prej nivelit minimal). Kërkesat duhet të jenë dy llojesh:me zgjedhje të shumëfishtë e me shtjellim të argumentuar.
Ky lajm është publikuar: 04/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›